Këto janë disa obligime për të cilat më pak flitet!

Janë disa çështje jashtëzakonisht të rëndësishme për të cilat ka folur Kurani e për të cilat pak flitet nga ata që janë njohës të Librit Hyjnorë.Jo vetëm që janë të rëndësishme por janë esenca dhe thelbi i obligimeve Kuranore në jetën e njeriut, sepse këto janë disa elemente që jo vetëm të flitet por duhet të jenë realitet në jetën e secilit. E Kurani ka ardhur për të fuqizuar temat të cilat janë të domosdoshme për shoqëritë njerëzore, siç janë:

1. Thirrja Kuranore për Lexim

2. Thirrja Kuranore për dije

3. Thirrja Kuranore për punë dhe përkushtim

4. Thirrja Kuranore për shpresë, optimizëm e jo depresion e pesimizëm5. Thirrja Kuranore për moral, etikë e disiplinë janë shpirti i lirisëKëto dhe shumë tjera janë sot vetëm në letër e që në fakt duhet të duken në përditshmërinë sidomos të atyre që janë të deklaruar pjesëtarë të besimit Islam.Ne mund të debatojmë dhe të mos pajtohemi në disa çështje mes nesh, por ky debat duhet të jetë në suaza se si të lehtësohet dhe arrihet zbatimi i këtyre pikave që u cekën më lart e për të cilat jo vetëm Kurani, por edhe i Dërguari Muhamed a.s. ka bërë thirrjen e vazhdueshme për qëndrueshmëri dhe përkushtim në dije, lexim, punë, moral dhe shpresë e optimizëm.

#Foltash

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

76 + = 86