Kështu ishin disa fetva të çoroditura të Isis-it në kohën e tyre:

Tashmë është e ditur botërisht që organizata terroriste Isis dhe ndjekësit e saj tanimë janë vec të shpartalluar e të dërmuar nga humbjet e thella në cdo segment. Në kohën e tyre të dhunës veçanërisht ndaj sunnitëve, ata shquheshin edhe me fetva të çoroditura që nxirrnin gjatë tërë kohës e në veçanti në Ramazan e 10 ditëshin e fundit. Ja disa fetva-vendime fetare obligative të tyre për besimtarët Islam sunnit: E para: Ndalohet dalja e grave në qytet, sepse nxitë epshet e muslimanëve E dyta: Duhet të mbyllen të gjitha lokalet dhe bizneset në dhjetë ditët e fundit të Ramazanit, në mënyë që të mirren vec me qëndrim në xhami. E treta: Sipas Isis dhe fetvave të tyre, ai që nuk e pranon Isis-in nuk i bëhet kabull agjërimi. Kushdo që është agjërueshëm por nuk është anëtarë i Isis, nuk i pranohet agjërimi. E katërta: Fetva-ja tjetër ishte edhe nëse je anëtarë por me shpirt nuk e do organizatën, agjërimi nuk pranohet.

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

− 3 = 7