Kështu e sheh Kurani rrugën e drejt-siratal mustekim.!

Sa shumë njeriu e dëshiron rrugën e drejt dhe sa shumë botës i duhet pikërisht rruga e drejt. Por si e mendojmë rrugën e drejt ne sot si shoqëri, si term apo si parim me platformë. Rruga e drejt që secili e dëshiron nganjëherë edhe mendohet secili në variantin e vet individual, gruporë apo shoqërorë.

Në konceptin e Kuranit dhe Islamit, rruga e drejt nënkupton besimin në Një Zot të Vetëm, Krijues i gjithësisë, i cili ka krijuar dhe botën tjetër por edhe çdo krijesë që duket dhe nuk duket, janë vepër e të Lavdishmit Zot. Thirrja për rrugën e drejt në besim daton nga i Dërguari Nuh a.s, për të vazhduar me gjithë profetët tjerë.

Rrugë e drejt në platformën Kuranore është edhe mirëqenia midis njerëzve, harmonia midis tyre si në familje e shoqëri të gjerë.
Paqja e mbarësia midis njerëzve arrihet duke pasur për bazë elementin njerëzorë i frymëzuar nga rruga e drejt e besimit në Zotin që nënkupton dashuri për të gjithë e drejtësi, moral e kulturë e gjëra që lehtësojnë jetët e njerëzve.

Ithtarët e Kuranit, ndjekësit e porosive të Muhamedit a.s, në 5 kohët e namazit dhe në secilin rekat e këndojnë citatin Kuranor : “Na udhëzo në rrugë të drejt”, e që sinjalizojnë jo dyshimin e rrugës, por qëndrueshmërinë e vazhdueshme në rrugën e drejt dhe ndërlidhjen e pashkëputur me Zotin, për të mbetur në rrugën e besimit e cila shpie në harmoninë mbarë njerëzore.
Ndaj ne themi që secili që synon të shkruaj mbi fenë dhe rrugën e drejt, do të dështojë nëse nuk ka parasysh tematikat që janë në platformën e rrugës së drejt për të cilën flet Kurani, siç janë:

1.Cështjet e besimit me zemër

2.Kujdesi ndaj prindërve

4.Besnikëria e sinqeriteti

5.Drejtësia, morali, paqja dhe dashuria midis popujve

6.Kujdesi dhe ruajtja e lidhjeve të gjakut, farefisit dhe vendit.

7.Largimi nga dukuritë negative e të neveritura që cenojnë individin dhe vëllazërinë njerëzore

8.Ndalimi nga vjedhja, vrasja, përgojimi,, shpifja, zënkat

9.Kujdesi në punë, ambient e studime dhe arsimim.
10.Puna e ndershme dhe me djersë. Disiplina në punë, orar e termin.
Këto pra janë pikat thelbësore që llogariten kërkesë për rrugën e drejt. Çdo tentim apo mendim ndryshe mbi rrugën e drejt në konceptin Islam, është vetëm ideologji, tallje dhe hamendësim i opinionit. #foltash

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

78 + = 86