Kalifi i tradhtoi pasuesit tij dhe i la në baltë, kurse vetë iku

Shteti i ashtuquajtur islam i Irakut dhe Sirisë, të cilin terroristët e pagëzuan si kalifat, mashtroi shumë të rinj naiv që ti bashkangjiteshin një kauze të paqenë. Per vite me radhë terroristët dhe kalifati i terrorit vranë e masakruan me mijëra njerëz, kurse miliona të tjerë përfunduan si refugjat anë e kënd botës. Kalifati pretendonte se përfaqësonte vullnetin e Zotit në tokë, dhe nga kjo pikënisje, kalifati i terrorit eliminoi dhe shkatërroi çdo gjë dhe çdo kë që nuk përkrahte ideologjinë e tyre të sëmurë. Megjithëse humbjet dhe shkatërrimi i jetës së njerëzve janë dëme kolosale dhe të parikuperueshme, është mirë të dëgjohet se tani kalifati i terrorit është shpartalluar nga Iraku dhe Siria, që dikur i kishte nën okupim, e që i quante si shteti islamik ISIS. “Kalifi guximtar e besimtar” i tradhtoi të gjithë mendjelehtët që shkuan dhe iu bashkuan atij. Kalifi i vetëshpallur vetë iku e dezertoi, kurse pasuesit e tij i la shkretëtirave, në burgje, e të vrarë. Kalifit të vetëshpallur nuk i interesuan as familjet dhe fëmijët bonjak të atyre që e dhanë jetën për kalifin. Tash edhe pyesim se vallë si bë që ata që e quanin veten përfaqësues të Zotit në tokë, të humbasin plotësisht! Si u bë që të rrënohet kalifati që thirrej në emër të Zotit! Si u bë që halifja të struket shpellave të shkretëtirave! Si kanë menduar tru-shpëlarët se mund të triumfoj kalifati i një ideologjie vrastare, e ngritur mbi gjakun e të pafajshmëve dhe vuajtet e popujve! Si menduan se do triumfonte kalifati që terrorizoi popuj, që torturoi, dhunoi, vrau e masakroi! Vërtet u poshtëruan ata që u munduan t’i nënshtrojnë të tjerët. Të thuash se je në të vërtetën dhe të jesh në të vërtetën, jane gjëra të ndryshme. Terroristët manipuluan njerëzit përmes fesë. Por duhet ta dijmë se terroristët nuk kanë fe, ata janë të pafe. Terroristët dhe kalifati i tyre vetëm janë strukur prapa Islamit sepse ata nuk kanë të bëjnë me islamin. Feja nuk mëson dhe nuk thërret në dhunë, vrasje, plaçkitje e dhunime, këtë e bëjnë ideologjitë shpellare që po thirren në emër të Islamit dhe po e njollosin atë./ Foltash

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

1 + 2 =