KALIFATI I VDEKUR

Atë që në Siri filloi si rezistencë qytetare më 2011, terroristët u përkujdesen që shumë shpejt ta eskalonin në një luftë të tmerrshme, e cila do të shënohet në histori për krimet më makabre që janë kryer gjatë shekullit XXI. Shteti i ashtuquajtur islam i Irakut dhe Sirisë, të cilin terroristët e pagëzuan si kalifat, mashtroi shumë të rinj naiv që ti bashkëngjiteshin një kauze të paqenë. Për vite me radhë terroristët dhe kalifati i terrorit vranë e masakruan me mijëra njerëz, kurse miliona të tjerë përfunduan si refugjat anë e kënd botës. Kalifati pretendonte se përfaqësonte vullnetin e Zotit në tokë, dhe nga kjo pikënisje, kalifati i terrorit eliminoi dhe shkatërroi çdo gjë dhe çdo kë që nuk përkrahte ideologjinë e tyre të sëmurë. Megjithëse humbjet dhe shkatërrimi i jetës së njerëzve janë dëme kolosale dhe të parikuperueshme, është mirë të dëgjohet se tani kalifati i terrorit është shpartalluar nga Iraku dhe Siria, që dikur i kishte nën okupim, e që i quante si shteti islamik ISIS.

Si bë që ata që e quanin veten përfaqësues të Zotit në tokë, të humbasin plotësisht! Si u bë që të rrënohet kalifati që thirrej në emër të Zotit! Si u bë që kalifja të struket shpellave të shkretëtirave! Si kanë menduar tru-shpëlarët se mund të triumfoj kalifati i një ideologjie vrastare, e ngritur mbi gjakun e të pafajshmëve dhe vuajtjet e popujve! Si menduan se do triumfonte kalifati që terrorizoi popuj, që torturoi, dhunoi, vrau e masakroi! Vërtet u poshtëruan ata që u munduan t’i nënshtrojnë të tjerët. Të thuash se je në të vërtetën dhe të jesh në të vërtetën, janë gjëra të ndryshme. Terroristët manipuluan njerëzit përmes fesë. Por duhet ta dimë se terroristët nuk kanë fe, ata janë të pafe. Terroristët dhe kalifati i tyre vetëm janë strukur prapa Islamit sepse ata nuk kanë të bëjnë me islamin. Feja nuk mëson dhe nuk thërret në dhunë, vrasje, plaçkitje e dhunime, këtë e bëjnë ideologjitë shpellore që iu pengon çdo gjë civilizuese. A dini që i vetëquajturi kalifat tanimë është inekzistent. Nëse mendohet ndryshe është injorancë e llojit të vet. Ku është sot Bagdadi, njeriu që shpalli kalifatin? Shumë entuziast ishin disa që iu bashkuan dhe u rreshtuan prapa tij dhe prapa injorantëve të tërë botës së pazhvilluar që iu bashkuan atij. Kalifeja kishte qëllimet e tij, shkatërrimin e bartës si tërësi por të sunnizmit në veçanti. Më së shumti pësuan sun-nitët dhe islami i tyre nga veprimet kriminale të kalifes dhe vjedhësve që e ndiqnin. Sot njerëzit e isis duan të tërheqin vëmendjen dhe të mashtrojnë se kinse janë ende. Kjo bëhet për të humbur vëmendjen nga humbja e tërë asaj që e kishin kidnapuar ata dhunshëm. A ta duan që disa të mendojnë se nuk janë zhdukur. Por realiteti tregon qartë se ata u venitën. Të gjitha fushëbetejat i humbën, tërë atë që e grabitën u iku nga dora dhe sot asgjë nuk kanë në sundim të tyre. Dëshmi e shkatërrimit dhe zhdukjes së tyre është gjithsesi fakti që Kalifeja nuk gjendët askund. Ku mbeti ai? Përse u zhduk befas dhe u la në rrugë të pa krye. Është koha dhe momenti i vetëdijesimit kolektiv, që ajo që ndodhi të na jap sinjal dhe orientim të qartë se ishte kauzë vrastare dhe gllabëruese por edhe mbisundim. Por ja që e tëra mori fund. Isis nuk duket më në hapësirë. Kalifeja është ikur. Luftëtarët e tij ose gjinden prapa grilave, në burg ose në kampe dhe të shpërqendruar tërësisht.

Postime te ngjajshme