Kalifati i ISIS ka rënë, por kërcënimi ekziston ende

Nga Jim Garamone “defense.gov”

S’ka asnjë dyshim se strategjia për ta dëbuar ISIS-in nga kalifati që vetëshpalli në Siri dhe Irak, ka pasur sukses. Por kjo nuk do të thotë se ka përfunduar lufta kundër ideologjisë së tij ekstremiste. Kështu u shpreh në Bagdad të Irakut, kreu i Shefave të Shtabit të Përbashkët të ushtrisë amerikane, Xho Danfond.

Gjenerali Danford, u takua me drejtuesit e misionit amerikan në këtë vend, si dhe ata të koalicionit ndërkombëtar, për të diskutuar hapat e ardhshëm që duhen ndërmarrë, në kuadër të strategjisë për të parandaluar rikthimin e grupit terrorist.

Ai u takua me ambasadorin e SHBA-së në Irak, Metju H.Taler dhe gjeneralin Pol Lakamera, komandantin e operacioneve në terren. “Në analizë të fundit, kërcënimi që vjen nga ana e ISIS nuk është zhdukur”- u shpreh Danford. Kur Danford zhvilloi vizitën e tij të parë në Bagdad në detyrën që mban aktualisht në vitin 2015, tanket e forcave irakiane të sigurisë ishin pozicionuar në udhëkryqe të ndryshme në qytet, për të qenë gati në rastin e ndonjë sulmi nga luftëtarët e ISIS.

Grupi terrorist, që u duk sikur doli nga askundi, pushtoim me shpejtësi Sirinë Lindore si dhe pjesë të mëdha Irakut Verior dhe atij perëndimor. Forcat irakiane u mposhtën nga ISIS dhe dorëzuan Mosulin, qytetin e dytë më të madh të Irakut.

Grupimi terrorist shpalli Rakën në Siri, si kryeqendrën e kalifatit të tij, teksa nisi përpjekjet për ta kthyer kalendarin në shekullin VII. ISIS vazhdoi të zgjerohej në Kurdistanin iraken, ku pushtoi Ramadin, një qytet që e konsideronte si një portë drejt Bagdadit.

Por disa njësi ushtarake në Irak u rigrupuan, dhe forcat dhe aleatët e SHBA-së ndërhynë shpejt për t’i ndihmuar që këto forca të ishin shumë më efektive në luftime. Në atë kohë, shumë kritikë thanë se mënyra e vetme për të mposhtur grupin terrorist, ishte nëpërmjet zbarkimit të një numri të madh trupash perëndimore në terren.

Disa besonin se Shtetet e Bashkuara, duhej të shtonin praninë e tyre në Irak. Ndërkohë, krerët politikë dhe ushtarakë amerikanë, besonin se kishte një strategji më të mirë. U vu në zbatim modeli “trajnim, këshillim dhe aftësim”, ku u angazhua një numër i vogël forcash amerikane dhe ato partnere, në udhëzimin e forcave të sigurisë në Irak dhe Siri, duke iu ofruar aftësi për të siguruar disfatën e ISIS-it.

Strategjia rezultoi e suksesshme, dhe në mars të këtij viti, kalifati ra. “Ne të gjithë duhet të jemi krenarë për progresin që ka ndodhur që nga viti 2015 në drejtim të debimit të ISIS-it nga Mosuli, Raka, Falluxha e kështu me radhë”- tha Danford në një intervistë për gazetarët që udhëtonin me të.

“Por ne gjithashtu e dimë, se ka ende një rebelim të ekstremistëve, që i është rikthyer taktikave guerrile, dhe për pasojë përbën ende një kërcënim”- shtoi ai. Qeveria irakiane, kërkoi ndihmë në vitin 2015, dhe vazhdon të ketë nevojë për ndihmë. Udhëheqësit irakianë,nuk duan një përsëritje të triumfit të grupimit brutal terrorist, ndaj ata dëshirojnë që partnerët amerikanë dhe ndërkombëtarë, të vazhdojnë të qëndrojnë në vend.

Por kjo nuk do të thotë që prania e SHBA-së do të mbetet statike. Zyrtarët amerikanë, kanë ndërmarrë tashmë disa rregullime të pranisë ushtarake në Irak dhe Siri. Forcat amerikane, kanë sjellë aftësi të reja në Irak dhe Siri, si dhe kryer modifikime të atyre që ekziston stashmë në rajon.

Kalifati është mposhtur, por ISIS nuk është zhdukur ende. Ai është transformuar në një grup guerrilesh, ku individët orghanizohen me njëri-tjetrin për të ndërmarrë sulme të vogla. Luftimi i këtij kërcënimi kërkon aftësi të ndryshme, dhe koalicioni e ka ndryshuar strategjinë e tij për të pasqyruar realitetin e ri.

Në Irak, kjo strategji kërkon një partneritet afatgjatë, tha gjenerali Danford. “Nuk do të ketë ndonjë ndryshim të madh brenda pak kohësh. Unë mendoj se misioni do të vazhdojë të evoluojë me kalimin e kohës.Zyrtarët do të vlerësojnë situatën në terren, dhe do t’i përshtatin aftësitë sipas nevojës.

Trajnimi është një procedurë e vazhdueshme për çdo formacion apo organizatë ushtarake. Në të kaluarën në Irak, trajnimi nga ana e koalicionit  përqendrohej në bazën institucionale. Tani trajnimit do t’i nënshtrohen forcat operacionale. Kjo na jep mundësinë të jemi një hap përpara ISIS-it”- u shpreh Lakamera.

Danford vuri në dukje, se përpjekjet e mëparshme për të trajnuar forcat irakiane, ishin përqendruar në përshpejtimin e aftësive në këtë fushë. Për shembull, zyrtarët ushtarakë stërviteshin si të menaxhonin një tank dhe personelin e tij. Ata do të stërviteshin për 4-5 javë, dhe do të dërgoheshin në një divizion.

Sot forcat irakiane të sigurisë, duhet të dinë se si të luftojnë kundër një grup guerril, se çfarë duhet të bëjnë me personat e zhvendosur, dhe si t’i ofrojnë shërbime njerëzve për zonat e shkatërruara nga konflikti.

Ajo që duhet të ndodhë në aspektin ushtarake është zhvillimi i një mentaliteti përshtatës, thotë Lakamera. “Misioni nuk ndryshon, por ne duhet të jemi adaptues”- shtoi ai. Forcat lokale janë dëshmuar të tilla, pasi ato e kanë spastruar ISIS nga terreni që kontrollonte dikur.

“Unë besoj se ajo që ka ndodhur në Siri dhe në Irak, është një model për trajnimin, këshillimin dhe aftësimin e forcave lokale”- deklaroi gjenerali Danford. Ai nuk beson se lufta ka mbaruar. “Mendoj që kemi ndryshuar dukshëm karakterin e kërcënimit. Ne i kemi spastruar nga territoret që mbanin.

Por ne duhet ta kuptojmë që kjo është një fushatë afatgjatë. Dhe derikur të adresohen kushtet që ushqyen lindjen e ISIS, në gjithë Lindjen e Mesme do të ketë ende dhunë. Dhe siç e dimë, ISIS nuk është një kërcënim vetëm për Irakun, por ai është një kërcënim ndër-rajonal”.

Përktheu:Alket Goce

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

17 + = 20