Kalifati dikur i madh i ISIS tani është reduktuar në vetëm dy fshatra në Siri

 Janë dy fshatra me pluhur në shkretëtirën siriane, dhe është gjithçka që mbeti në hapësirën e gjerë të territorit që ‘Shteti Islamik’ dikur e quajti kalifatin e tij dhe disfata e plotë territoriale e grupit militant duket të jetë e afërt, sipas zyrtarëve të SHBA-së dhe kurdëve. Disa qindra nga luftëtarët më të vrazhdë të ‘Shtetit Islamik’ po bëjnë luftimin e tyre të fundit në fshatrat Marashida dhe Baghuz Fawqani në brigjet e lumit Eufrat, pak kilometra nga kufiri i Irakut në juglindje të Sirisë. Me ushtrinë siriane në anën tjetër të lumit, një grup që dikur kontrolloi një zonë të madhësisë së Britanisë, mbeti në një pikë toke që mat afërsisht gjashtë milje katrorë. Tani është vetëm një çështje javësh apo ditësh para se fshatrat të kapërcehen dhe grupi terrorist i ”Shtetit Islamik” në Siri dhe Irak të mposhtet, thonë zyrtarët ushtarakë. Kolonel Sean Ryan, zëdhënësi i ushtrisë amerikane në Bagdad, paralajmëroi se fundi i luftës në terren nuk do të ndalë kërcënimin që paraqet ‘Shteti Islamik’, i cili po përpiqet të riorganizohet si një forcë kryengritëse në shumë nga fushat ku ka humbur kontrollin. “Fundi territorial është afër, por ata do të vazhdojnë të rigrupohen dhe, siç e kemi parë gjatë dy javëve të fundit, do të përpiqen të krijojnë ngjarje spektakolare”, tha Ryan duke iu referuar bombardimeve vetëvrasëse në një restorant në qytetin e Manbij këtë muaj. Dhe ky veprim erdhi më shumë se tre vjet pasi ‘Shteti Islamik’ ishte dëbuar nga ajo zonë.

The Washington Post

Postime te ngjajshme