Ju jeni rezultat i mendimeve tuaja

Në fillim të vitit shkollor, drejtori i një shkolle fillore i ftoi tre mësues dhe u tha se ata ishin përzgjedhur mësuesit më të mirë në vitin e fundit shkollor. Më pas u tha se këtë vit ata duhet t’i mësojnë tri klasë të përbëra nga 90 nxënës më inteligjentë, por këtë nuk duhet t’ju tregonin nxënësve që mos t’i shqetësonin prindërit e tyre ose prindërit e fëmijëve nga klasat tjera.

Kështu filloi dhe mbaroi viti shkollor, dhe në fund të vitit vlerësimi mesatar i nxënësve në këto tre klasë ishte shumë më i mirë se sa në klasat tjera të shkollës, dhe suksesi i tyre ishte 20 deri në 30% më i mirë se mesatarja e të gjitha shkollave të zonës.

Drejtori i ftoi mësuesit dhe i pyeti se çfarë mendimi kishin dhe si e arritën këtë. Ata i thanë se kjo ishte një përvojë e mrekullueshme, dhe se puna e tyre u bë më e lehtë nga fakti se ata ishin nxënës të talentuar dhe të suksesshëm.

“Më lejoni t’ju them të vërtetën”, u tha drejtori atyre. “Në të vërtetë, ata nuk ishin nxënës të talentuar, e as inteligjentë siç ju kemi thënë në fillim. Por, ata ishin thjeshtë 90 nxënës të zakonshëm të cilët i kemi shpërndarë në ato tre klasë që ju i mësuat.

Mësuesit e hutuar pyetën: “Po, a jemi atëherë ne ata që kontribuan në suksesin e nxënësve?”

Drejtori u tha: “Tani më lejoni t’ju pranoj edhe një të vërtetë tjetër. Në një fletë letre kisha shkruar emrat e të gjithë mësuesve të shkollës, më pas i mbylla sytë dhe vura gishtin në tre emra – ata ishin emrat tuaj”.

“Pra, atëherë cila është arsyeja?” pyetën ata.

“Arsyeja është se që nga fillimi keni pasur një qëndrim se do të arrini sukses në bazë të informacionit i cili ju ka bindur se do të keni sukses të jashtëzakonshëm, dhe kështu keni arritur rezultat, pa marrë parasysh se informacioni nuk ishte i saktë.”



Nga kjo përvojë mund të nxjerrim disa mësime:

– Ju jeni rezultat i asaj që mendoni.
– Ajo që ju shpresoni do t’ju ndodhë, me ndihmën e Allahut xh.sh.
– Asaj që i frikësoheni – ajo do t’ju ndodhë.
– Bashkëpunoni në të mirë dhe do të keni sukses.
– Në rrethanat më të këqija mos mendoni për problemin, por si ta zgjidhni atë problem.

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

+ 4 = 10