Jo toleranca e mendimit ndryshe, një nga shkaqet e ekstremizmit

Shfaqjet (manifestimet) më të rëndësishme të ekstremizmit fetar janë:

1 – Keqkuptimi i fesë dhe in toleranca ndaj mendimeve dhe opinioneve dhe mosnjohja e mendimit tjetër, sidomos në çështjet e ixhtidadit për shkak të këtij keqkuptimi, bën që ekstremisti çështjet e ixhtihadit të shkëputura në të cilat nuk ka vetëm një mendim të vetëm dhe ai vetëm mendimi i tij, ekstremisti e sheh vetën e tij si i vetmi në shpëtim dhe të gjithë të tjerët në humbje.

2 – Një nga shenjat e ekstremizmit është fanatizmi i jo tolerancës në mendime, i cili nuk iu njeh të tjerëve mendimet e tyre dhe ekzistencën e ngurtësisë në të kuptuar që nuk lejon që ai të ketë një vizion të qartë 
të interesave të krijesave, ai e lejon veten të përpiqet të përmbledhë çështjet e fesë dhe madje edhe në çështjet më të ndjeshme dhe më specifike dhe duke nxjerr verdikte fetare (fetfa) sipas mendimit të tij, pa marrë parasysh ja ka qëlluar apo ka gabuar.

3 – Një nga manifestimet më të rrezikshme të ekstremizmit dhe më i përhapuri është Takfiri në shoqëritë myslimane ku pronarët e këtij mendimi akuzojnë njerëzit si të mashtruar dhe i bëjnë Tekfir (duke i akuzuar për largim nga feja) dhe duke lejuar gjakun dhe pasuritë e tyre.

4 – Dhuna në trajtimin dhe marrëdhëniet me të tjerët, vrazhdësia në metodë pa trajtim të mirë, dialog dhe njohje të mendimit tjetër.

Është e qartë nga sa u tha më sipër që ekstremizmi fetar ka disa manifestime të karakterizuara dhe nga këto manifestime bëhet i qartë mosbesimi i të tjerëve dhe pikëpamja pesimiste e adoptuar nga ekstremistët, është një nga tiparet e tyre më të rëndësishme, këta ekstremistë nuk shohin veprat e mira të këtyre njerëzve dhe nuk ekzagjerojnë të këqijat e tyre, baza e të gjithëve është akuza dhe bindja e burimi i gjithë kësaj mund të jetë vetëbesimi. Që në fazat e mëvonshme të ekstremistit kjo çon në përçmim ekstrem për të tjerët. Ku ai arrin masën që të prek edhe në gjërat e ndaluara dhe të garantuara të të tjerëve dhe të plaçkitë paratë e tyre, duke lejuar gjakun e tyre dhe me besim të plotë pretendon dhe akuzon ata si të dalur nga feja, e në realitet ai është ai i cili me veprimet e tij të ulëta po punon për humbjen e fesë dhe rënien e ndershmërisë së saj në shoqëritë tona dhe në shoqërinë tonë shqiptare, ky fenomen i ekstremizmit shkakton dominimin e pakicës mbi shumicën duke akuzuar për dalje nga feja dhe mos besim, nga ajo që duket qartë është se ekstremizmi nuk është prodhim i kësaj kohe por ajo është rinovuar dhe ripërtëri ngase kjo ka ndodh edhe në kohëra të ndryshme dhe tek të gjitha fetë qiellore. Një manifestim tjetër i ekstremizmit, të cilin e vëmë re kohët e fundit, është izolimi nga shoqëria, duke krijuar një shoqëri speciale për ta, duke kryer dy veprime në të njëjtën kohë, e para për t’i parandaluar ata që të marrin pjesë dhe të kenë qasjen në gjërat e urryera në komunitetit, funksioni tjetër është që të formohet një shoqëri e tyre, në të cilën do të zbatohen idetë e tyre të zeza dhe besimet destruktive, dhe duke u zgjeruar gradualisht rrethi i kësaj shoqërie e që gradualisht do të mundësonte kontrollimin e të gjithë shoqërisë nga brenda dhe jashtë, dhe përmes asaj që nuk e dimë se të dy funksionet janë të përziera midis religjionit dhe politikës, ku funksioni i parë ishte mendimi fetar dhe funksioni i dytë është politika e lëvizjes (grupit). Ne mund të monitorojmë në mënyrë të qartë shumicën e manifestimeve të ekstremizmit mbi grupet ekstremiste që përpiqen të imponojnë besimet e tyre ndaj anëtarëve të bashkësisë (komunitetit) duke pretenduar se po ruajnë fenë dhe zbatimin e ligjeve të saj, e cila është një nga llojet më ekstreme të ekstremizmit dhe kjo është katastrofa më e madhe që kontrollon komunitetet në kohët e fundit e kjo është: vrasje, sabotim e shkatërrim për të mbrojtur fenë nëpërmjet akuzimit për dalje nga feja të një grupi apo sekti ose konfiskimit të së drejtës së fëmijëve në jetë përmes (verdikteve fetare) fetfas dhe derdhjet së gjakut e vrasjes, këto grupe janë përhapur me të madhe në të gjitha shoqëritë por edhe në vendin dhe shoqërinë tonë

 

Postime te ngjajshme