Jeta është e komplikuar; mos u mundo të gjesh përgjigje, sepse kur gjen përgjigje; jeta ndryshon pyetjet e saj.

Secila kohë ka pyetjet e saja dhe rrethanat në të cilat vijnë ato pyetje. Edhe popujt e mëparshëm e sidomos në kohët profetëve e në veçanti në kohën e Muhamedit a.s. dhe shokëve pas tij, lindin pyetje të natyrave të ndryshme dhe normalisht të asaj kohe.

Pyetjeve të sotme nuk mund t’u përgjigjemi me mentalitetin e kohëve të shkuara..Jeta është shumë e komplikuar; mos u mundo të gjesh përgjigje, sepse kur gjen përgjigje; jeta ndryshon pyetjet e saj. Por edhe nëse gjen përgjigjen, ajo do të vlej për pak kohë sepse jeta e bota ndryshon nga çasti në çast dhe nga momenti në moment.

Ndaj të diturit duhet të krijojnë opinionin e gatishmërisë që të ndjekin në hap pyetjet në mënyrë që të jenë në hap me zhvillimet kohore.Sot predikuesit e fesë në pyetjet e shumta që u vinë dhe të ndryshme, në momentin e parë në të shumtën e rasteve bëjnë hapin jo të duhur kur ata fillojnë me përgjigjet që janë dhënë nga njerëz, shekuj e shekuj më parë. Ato pyetje dhe përgjigje ndoshta janë edhe të mira sot, por përgjigjeja me kohët e shkuara veçse e vështirëson dhe e komplikon edhe më tej të kuptuarit.

Këtë e themi jo për përgjigjet që kanë të bëjnë me dispozitat e qarta të Islamit e që janë në kontekstin e përgjithshëm, që do të thotë nuk ndryshojnë, si psh; lejesat e ndalesat e qarta në Kuran.Por pyetjet se si ta ndërtojmë jetën dhe si të ecim në hap me zhvillimet e jetesës, ndryshimet e botës dhe mentalitetit të njerëzve.Ne nuk mund të pranojmë që mentaliteti i përgjigjeve të shkuara të dominojë edhe më tej, sepse shkakton huti e kaos si dhe paqartësi të madhe në mesin e shoqërisë.

Udhëtimin sot me mjete moderne, përparimtare e të lehta dhe të shpejta, nuk ka aspak logjikë ta ndërlidhim me udhëtimin me deve apo ndonjë kafshë tjetër. Zakonisht te disa arsyeja nuk është zhvilluar aspak. Kur pyeten për shkencën e sotme menjëherë përgjigjen e ndërlidhin me të shkuarën. Kurse harrojnë që edhe nëse epet përgjigjja me logjikën e sotme, e sotmja deri nesër ndryshon rrënjësisht dhe duhet qëndrim me përgjigje që i dedikohet edhe të nesërmes. Mendimet e sotme, nuk mund të vlejnë në tërësi për nesër. Prandaj, lëvizja e trurit duhet të jetë e shëndoshë, në kohë, hapësirë dhe aktualitet.

#foltash

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

96 − 87 =