Islami në këtë gjendje që është aktualisht, po humb kredibilitet

Islami, në këtë gjendje që është, jo vetëm që nuk do të fitojë terren të ri, por madje do të humbasë edhe vetë tokën e tij

Shejkh Muhamed El-Gazali

Në një prej fakulteteve të Sheriatit, në të cilat jepja mësim, dikush më pyeti: A, e lejon Islami rinovimin e mandatit të presidentit të republikës?

Një mendjelehtë nxitoi duke thënë: Jo, ky është bidat, kjo është haram!

I thashë: Nga nxore këtë haram?

Nëse, kolegji konsultativ vendos për një interes të dobishëm, e miraton mendimin e vet dhe merr vendim mbi këtë bazë; nuk ka haram, vetëm se me argument, dhe jo çdo gjë e re, që nuk ka qenë në periudhën e Shpalljes dhe të kalifatit, cilësohet se është bidat. Studioni rregullat e interesave të përgjithshme (el-maslahatu el-mursele), që ta mësoni tërë çështjen.

Një tjetër pyeti: A, e pranon Islami pluralizmin partiak?

Një mendjelehtë tjetër thirri: Jo, ky është bidat i importuar nga Perëndimi.

Islami nuk e ndalon pluralizmin e mendimeve (pikëpamjeve) dhe ndryshimin mendor në programet e reformimit fetar apo jofetar. Ne, në çështjet e kësaj bote jemi të lirë, Islami nuk na ka detyruar për ndonjë gjë: “Ju, jeni më të ditur në çështjet e dynjasë suaj” . Kështu është për ne, edhe në mjetet, të cilat na sigurojnë qëllimet e vendosura nga Islami, ai nuk ka vënë për to ndonjë dispozitë të veçantë, siç është ngritja e nivelit të dijes dhe moralit të ymetit, arritja e drejtësisë individuale dhe shoqërore, forca ushtarake për të luftuar në tokë, në det dhe në ajër, dhe çështje të tjera, që janë shumë, e ku pikëpamjet janë të ndryshme në shkaqe (mënyra), por jo të ndryshme në rezultate.

Pastaj, ekziston një fushë e rëndësishme, në të cilën ndryshojnë mendjet, se si të nxirren dytësoret prej parësoreve (degëzimet prej rrënjësoreve)? Që njëmijë vjet më parë apo më shumë, janë ngritur shkolla të ndryshme për këtë çështje dhe për justifikimin e ekzistencës së tyre thuhet se, nuk ka kontradiktë mes një muxhtehidi (interpretuesi) dhe një muxhtehidi (interpretuesi) tjetër i njëjtë si ai! Pluralizmi partiak në Perëndim i ngjan pluralizmin medhhebor (shkollave të fikhut) tek ne.
Ju thoni: Ne nuk marrim prej Perëndimit! Kjo thënie është e refuzuar, sepse dituria nuk ka atdhe, po ashtu edhe eksperiencat e dobishme njerëzore nuk kanë atdhe, dhe Islami porosit për të përfituar prej urtësisë kudo që të jetë dhe për ta marrë atë kudo që të ndodhet.
Ju thoni: Partitë përçajnë ymetin. Ky është një kundërshtim qesharak!
Ymetin e përçajnë epshet (egot) dhe jo pikëpamjet e ndryshme të dëlira. Partitë kanë lindur që me lindjen e ekzistencës së Izraelit mbi kurrizin tonë dhe çfarë i ndodhi atyre, e çfarë na gjeti ne??

Ky lloj sistemi nuk e ka dëmtuar Perëndimin dhe mungesa e tij nuk i ka bërë dobi Lindjes komuniste, ndërsa zhytja, se ai është hallall apo haram, kjo është shenjë marrëzie.

E habitshme është, se brezat e mëvonshëm të myslimanëve e kanë zënë veten e tyre me lloje të ndryshme mendimesh apo kanë paralizuar hapat e tyre me lloje prangash, që e kanë lënduar pa masë Islamin!
Islami kërkon të ecë përpara me shtyllat e ti j të shëndosha dhe parimet e tij të patundshme, ndërkohë që njerëzit thonë: Mveshjani këtyre shtyllave dhe parimeve vendimet e mëposhtme: Veshja e rrobave perëndimore është haram, zbulimi i fytyrës së femrës është haram, kënga është haram, fotografimi është haram, kolonja është haram, ndërtimi i ndërtesave të larta është haram, shkuarja e femrave në xhami është haram etj.

Këto shtojca të frikshme që i janë shtuar Fjalës së Tevihidit dhe ndoshta i paraprijnë prezantimit të Islamit tek njerëzit, e si do të ecë përpara Islami me gjithë këto pesha të rënda?

Ai, në këtë gjendje që është, jo vetëm nuk do të fitojë terren të ri, por madje do të humbasë edhe vetë tokën e tij.
__________________
Përktheu nga arabishtja
dhe përshtati në shqip:
Lavdrim Hamja
/islampress.info/

Postime te ngjajshme