ISLAMI LUFTON DEMBELIZMIN DHE PAPUNËSINË

Feja islame është një sistem jetese dhe nuk është një fe me korniza të ngushta, të cilat kufizohen në konturet e faltores, ku ne kryejmë çdo ditë ibadetet më të rëndësishme faljen e namazit, ose ritet e tjera fetare.

Feja Islame është një sistem i plotë jetese, i cili përfshin të gjitha sferat dhe rrafshët e jetës, që nga lindja e deri në vdekjen e tij. Feja Islame i nxit besimtarët e vet nëpërmjet ajeteve kuranore dhe porosive profetike të jenë të dobishëm në një shoqëri, duke u angazhuar në punë të ndryshme në profile dhe profesione të ndryshme. Zoti fuqiplotë thotë në Kuran:

“Thuaj punoni, se punën tuaj do të dëshmojë për te Zoti, i Dërguari i Tij dhe besimtarët.”
(Teubeh, 105). Ne nxitemi kështu për të punuar, për të kryer të gjitha punët dhe obligimet fetare, dhe gjithashtu punë prej të cilave ka dobi individi dhe shoqëria në të cilën jetojmë.Sa i përket punës nëpërmjet së cilës ne kërkojmë rizkun tonë të premtuar nga Zoti Fuqiplotë ai arrihet duke punuar dhe duke e kërkuar atë, e për këtë Zoti Fuqiplotë thotë në Kuran:
“Ai është krijuesi që tokën e bëri të nënshtruar ndaj jush (në shërbimin tuaj) ecni në gjerësinë e saj dhe hani prej të mirave të saj dhe tek Ai (Zoti juaj) do të jetë kthimi.” (El Mulk 15).
Duhet që një besimtar musliman të jetë kërkues, të mësojë e të specializohet në një fushë të caktuar për të qenë pjesë plotësuese në shoqëri me punën dhe profesionin e tij. Nga ana tjetër muslimani duhet të jetë bashkëpunues; të pasurit që kanë pasuri të bashkëpunojnë me ata që janë të specializuar dhe të diplomuar në fusha të ndryshme për të hapur punë prej të cilave shpresojnë të mirat materiale të kësaj bote.Dua të them se fenomeni i papunësisë, ose i dembelizmit tek një pjesë e muslimanëve ndikon negativisht tek ata që nuk janë muslimanë, duke menduar se feja jonë është e tillë, ngase pasuesit e saj veprojnë kështu. Shumë njerëz mendojnë, se ata që shkojnë dhe falen në xhami nuk kanë punë tjeter veç kësaj dhe se ata janë dembelë dhe nuk e duan punën.

| Foltash |

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

6 + 2 =