Islami dhe vehabizmi janë diametralisht të kundërta

Është fatkeqësi, që akoma çdo ditë jemi dëshmitarë të krimeve të tmerrshme terroriste. Nuk ndodh asnjëherë që edicionet e lajmeve të mos përmbajnë kronika me pamje tmerruese nga lindja e mesme. Po çfarë është me e keqja, të gjitha këto krime janë duke u kryer në emër të fesë Islame, emri i së cilës ka domëthënien paqë. Andaj duhet të ngritemi dhe ta themi troç se: ideologjia e dhunshme që e zbaton ISIS dhe organizatat e tjera terroriste, e të ashtuquajtura islame, nuk të vërtet nuk janë Islame. Asnjë religjion nuk thërret në vrasjen e të pafajshmëve, dhe shumica e viktimave të ekstremistëve janë mysliman. Ekstremistët nuk kanë vizion tjetër përveç vrasjeve të atyre që iu dalinë në rrugë. Ekstremistët si ata të llojit të ISIS-it janë munduar që në vazhdimësi të fusin frikë në zemrat e njerëzve në përgjithësi, dhe atë jo vetëm në gadishullin arabik, por përmes sulmeve terroriste edhe në evropë, britani dhe amerikë, ekstremistët gjithnjë janë orvatur të destabilizojnë shoqëritë në mbarë botën dhe t’i bëjë njerëzit të ndjehen të rrezikuar, dhe të mos ndiejnë siguri në asnjë moment, duke u frikësuar se mund papritmas të janë viktimë e ndonjë sulmi terrorist.

Ideologjia e ekstremistëve është ajo vehabiste. Shpikësi i ideologjisë, Muhamed ibn Abdulvehabi dhe ata që e pasojnë atë sot, pretendojnë që me shpatë në dorë të gjykojnë njerëzit për të gjitha çështjet në emër të Zotit. Duke e personifikuar veten si: fjala, ligji dhe vullneti i Zotit në tokë. Kjo nuk është islame por është djallëzore. Ekstremistët janë jashtë binarëve të Islamit burimor, por që nuk e pranojnë se pasojnë ideologji në vete, por pretendojnë se vetëm versioni i tyre i fesë është ‘Islami i vërtetë’. Nuk pranojnë emërtimin vehabi, sespse pretendojnë se janë mysliman, se vetëm ata janë besimtarë të vërtetë, kurse gjithë të tjerët janë të pafe dhe pabesimtarë. Dhe si të tillë, thonë se duhen luftuar vazhdimisht. Besimtarët duhet kujtuar se burimi i fesë Islame është Kur’ani dhe tradita profetike, dhe vërtet që zanafilla e fesë është nga Meka dhe Medina, qytete këto që gjenden në monarkinë e Arabisë Saudite, por kjo ka qenë para 1400 vitesh.

‘Hoxhallarët’ e tashëm saudit vehabist tentojnë ta monopolizojnë fenë, duke proklamuar se vetëm ideologjia e tyre vehabiste është islami i vërtetë. Por duhet të pasur kujdes, sidomos të jenë vigjilentë shqiptarët, ku ne gjithmonë jemi shquar për praktikim të islamit burimor. Ky Islam që tradicionalisht është praktikuar, gjithmonë ka promovuar paqen dhe harmoninë. Kurse ata të cilët të manipulojnë të rinjtë të besojnë në marrëzira, ata i shtyejnë të bëjnë edhe mizori. Shqiptarët duhet kuptuar se besimi islam në njërën anë, dhe vehabizmi e ekstremizmi në anën tjetër, janë diametralisht të kundërta. Feja islame thërret në paqe kurse vehabizmi dhe ekstremizmi thërrasin në dhunë, vrasje e mizori. /foltash/

Postime te ngjajshme