Islami dhe myslimanët vuajnë nga të bëmat e islamistëve

Në trojet tona shqiptare, dekadave të fundit janë paraqitur dhe përhapur ideologji dhe rryma fetaro-politike, të cilat pretendojnë se thërrasin në praktikimin e Kur’anit dhe Islamit. Por asgjë nuk mund të jetë më larg nga e vërteta, ngase propaganduesit qëllimkëqinj të ideologjive shikojnë vetëm se si medoemos t’i realizojne axhendat dhe qëllimet e tyre të sëmura, dhe atë gjithnjë në kurriz të fesë islame. Interpretim i tyre selektiv dhe kontekstual i ajeteve kur’anore, për të arsyetuar kriminalitetin e tyre, është një tmerr i vërtetë. Dallimi në mes myslimanëve dhe islamistëve është thelbësor. Përderisa myslimanët praktikojnë mësimet islame më qëllim të afrimit tek Zoti dhe përmirësimit të vetës, islamistët janë ata që mundohen ta rrëmbejnë islamin dhe ta shndërrojnë në vegël për arritjen e qëllimeve dhe përfitimeve individuale apo grupore. Nga ky instrumentalizim i fesë kanë pësuar besimtarët e devotshëm, të cilët janë të dhunuar nga qasja fashiste e propaganduesëve ideologjik dhe fetaro politik. Myslimanët po vuajnë nga padrejtësia dhe tirania e islamistëve që fenë e kanë shndërruar në mjet shtypjeje dhe represioni, ata që islamin e keqpërdorin për të përhapur prapambeturi dhe injorance, dhe për të mbjellur dhunë dhe urrejtje. Duhet ta kuptojmë se thirrjet destruktive që vinë nga islamistët, nuk kanë të bëjnë asgjë me fenë, ngase islamistët nuk janë fetar, ata janë fundrrina që keqpërdorin fenë dhe ua vështirësojnë jetën njerëzve të pafajshëm. Editorial – Foltash

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

+ 39 = 40