Islam do të thotë paqe, mysliman do të thotë paqësorë

Vet fjala Islam përmban në vete elementet kryqe dhe të rëndësishme të nevojës së njerëzimit për Paqe. Islami në kuptimin e përgjithshëm është paqe, kurse pjesëtari i besimit Islam quhet muliman e që do të thotë paqësorë. Pra Islami paqe e muslimani paqësorë. Të gjithë e dijnë këtë dhe madje e proklamojnë si të tillë. Por disa me maje të gjuhës, sepse në predikime dhe literaturë të tyre e thonë krejtësisht të kundërtën. Dhe kjo e kundërt vjen si pasojë e librave të autorëve anonimë, të pa njohur por edhe shumë prej tyre të njohur.
Nëse nxitet urrejtja dhe dashakeqësia nëpërmjet fjalës paqe dhe paqësorë, atëherë këtu kemi të bëjmë me një problem shumë serioz, qo do shtjellim dhe analizë të gjatë e të thuktë. Paqeja është në zemër, shpirt, gojë e praktikë e libër e jo hipokrizia dhe kundërthënia midis këtyre. Islami si fe paqësorë ka ftuar dhe thirrur besimtarët e vet me emrin musliman-paqësorë. Pra Islami, muslimanin e konsideron paqësorë e jo ndryshe.
Paqe me veten, familjen, rrethin e shoqërinë e jo tollovi e turbullira që janë ndesh me mësimet e fjalës Islam dhe musliman, apo paqe dhe paqësorë. Nuk bashkohet assesi arroganti me paqen e paqësorin. Fjalët, veprat dhe mendimet e arrogantit janë të kundërta me paqen. Paqe nënkupton lirinë e njerëzve për jetë dhe zhvillim. Çdo tendencë për të tentuar diktimin dhe cenimin e jetës së tjetrit, nuk është paqe dhe nuk cilësohet veprim paqësorë.
Nuk mjafton të thuash Islami është paqe dhe muslimani është paqësorë. Veproje paqen dhe ndërto të mirat me njerëz, urtësi, këshillë dhe sugjerime të mira. Të jesh i vrazhdë, ashpër dhe ofendues e cenues i tjetrit, e të thuash jam në fenë e paqes dhe paqësorë, nuk shkon. E sot, për çfarë paqeje flasin grupet ekstremiste që kanë shkaktuar kaos, luftëra e viktima të shumta. A thua këta janë paqe dhe paqësorë? Assesi, këta nuk i takojnë mësimeve paqësore Islame.

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

12 + = 18