ISIS përfundoj, por mbeti kultura e tij !

Nuk mund të gjesh një mizori të ngjashme në botë me atë se çfarë kanë përjetuar vendet e prekura nga sistemi i ashtuquajtur i “hilafetit”, të cilin e përfaqësonin struktura të ndryshme ekstremiste nën siglën tronditëse: “Hilafeti mbi platformën e profecisë “, si dhe lidhja e të gjitha praktikave brutale të tyre me pejgamberin, përmes një leximi të zi të historisë islame, duke dëgjuar dhe ndjekur thëniet më të këqija të së kaluarës historike. Për çdo gjë në botë ka fillim dhe mbarim, por deri tek përfundimi kaluan gjithsejtë pesë vite, përmes së cilave njerëzit përjetuan transformime dhe praktikat e tyre më të tmerrshme të mundshme në tokë, ku i gjithë populli i Sirisë Lindore e pagojë çmimin shumë të shtrenjtë, duke bartur me vete pasoja të llahtarshme.

Kultura e ekipit ideologjik e prodhuar nga Daesh –Isis, është një kulturë e cila ende gëzon respekt në shkollat tona të sheriatit. Për shembull, ne akoma jemi duke mësuar tekstin e quajtur si profetik në të cilin thuhet : “Jam urdhëruar për të luftuar njerëzit derisa ata të thonë se nuk ka zot tjetër përveç Allahut, të falin namazin dhe të japin zeqatin”. Fatkeqësisht në mesin tonë ekziston edhe kultura e xhihadit në raport me marrëdhëniet ndërkombëtare, e cila njihet si kulturë e bazuar në ndarjen treshësh mbi rregullin: Islami, taksa apo shpata !!!.

Nuk dua të akuzojë duke ekzagjeruar lidhje me këtë të vërtetë. Në lidhje me këtë mjafton të dëgjohet sot njëri nga predikuesit egjiptian me emrin Vexhdij Gunejm, i cili ende me retorikën e tij bën apel dhe e përgëzon vijimësinë Hilafetit të themeluar nga Daesh-Isis, e që “sipas tij është ngritur mbi platformën e profecisë. Ai vazhdon të thurë lëvdata duke u krenuar me veprimet e Isis-it, që sipas tij është formë e vetme e plotësimit të vullnetit të Zotit në tokë.

Jo shumë larg kohë, në mesin tonë janë lanësuar disa ligjërata të njërit nga dijetarët e “urtë” dhe të njohur sirian Shejh Shiali, mjek me profesion i angazhuar në arsimim dhe edukim. Në ligjëratat e tij, të cilat me lehtësi gjinden në youtoube, mund të dëgjosh mendimin e tij tekstual rreth dispozitës së personit i cili e neglizhon apo e lënë fare faljen e namazit. -Personi që lë namazin nga përtacia, por i cili pendohet. Në rast se nuk pendohet ai duhet të vritet-ekzkutohet. !!! -Personi që lë namazin me qëllim por nuk pendohet. I tilli vdes si pabesimtar .

Dallimi mes vrasjes se llojit të parë me ekzekutim, si dhe vrasjes së dytë për shkak të kufrit- apostazisë është se; personit të parë i pastrohet kufoma, është e lejuar lutja për të, dhe mund të varroset në varrezat e myslimanëve. Kurse personit të dytë nuk i është lejuar pastrimi, lutja e as varrimi në varrezat e myslimanëve.!!! Kjo është thjesht një kulturë, e cila vazhdon të jetë prezent në institucionet e mësimit dhe të predikimit çdo të premteje nga prijës fetar që flasin në minber, e të cilët thërrasin që mbi lëkurën e lënsit të namazit të praktikohet ekzekutimi dhe vrasja e bazuar mbi mentalitetin e Isis-it. Përderisa ne nuk marrim hapa konkret në analizën dhe rishikimin e thellë të këtyre burimeve, të cilat thërrasin në gjakderdhje duke u përvjedhur e duke u bërë pjesë e jurisprudencës fetare islame, si një formë e vetme për t`i mbrojtur të rinjtë tanë nga rrëshqitja e tyre në një kulturë të tillë siç është kjo, ne do të vazhdojmë të përsërisim vetveten tonë, dhe përsëri do ta na vjen kopja e njëjtë dhe e hidhur e Isis-it. Foltash

Postime te ngjajshme