ISIS-i është reduktuar në vetëm 1.5 kilometra katrorë në Siri

“Ata na mbytën, betohem te Zoti. [ISIS] na vrau”, tha njeriu i gjatë. Ai ishte i hollë, në mesin e të tridhjetave, fytyra e tij dukej e lodhur, sytë e tij ishin të zbrazur. Ai sapo kishte ecur me familjen e tij të zgjeruar jashtë qytetit të Marashidës, një nga fortesat e fundit të ISIS në Sirinë Lindore.” Sipas një komandanti të lartë të SDF, i cili foli me CNN në kushte anonimiteti tha: “Brenda dhjetë ditësh, me ndihmën e Perëndis, ne do ti mundim ata.” Fundi i luftës kundër ISIS-it është afër, por vështirësia e betejës aktuale është e qartë në xhirimet e mara në fshatrat siriane të Suasë dhe Marashidës dhe është e gjiruar ekskluzivisht nga kameramani i CNN i pavarur i luftës, Gabriel Chaim. Ai ka kaluar vite duke mbuluar luftën kundër ISIS në Irak dhe Siri. Dy javë më parë, Chaim hyri në Suzë me një forcë të përzier kurde dhe arabe gjatë natës, dhe përparimi i tyre u ndez nga flakët. Fshati u shkatërrua gjerësisht nga luftimet dhe bombardimet nga avionët e koalicionit, që rifilluan në agim. ISIS-i shpejtoi kundërsulmet. Që nga dhjetori, mijëra njerëz, kryesisht gra, fëmijë dhe të moshuar, kanë ikur nga fshatra të kontrolluara nga ISIS në Siri, duke përfshirë Sushën, Marashidën dhe të tjerët. Mijëra të tjerë mbeten brenda enklavës së saj të ngushtuar.
Një deklaratë e 31 janarit nga Organizata Botërore e Shëndetësisë përshkruan fëmijët refugjatë që po vdesin nga hipotermia.Të tjerët u përpoqën të shpëtonin, por nuk e bënë. Ata ishin fëmijë, vajza dhe djem. “Dje, ata po përpiqeshin të shpëtonin, të dorëzoheshin”, thotë një nga ushtarët e SDF. “Ne erdhëm sot dhe i pamë se ata u vranë. ISIS i vrau.” ISIS mund të jetë gati të humbasë copëzën e fundit të territorit, por nuk do të zhduket me të. Grupi është transformuar, me të vërtetë është kthyer prapa në atë që ishte para se udhëheqësi i ISIS Abu Bakr Al-Bagdadi të deklaronte kalifatin e tij të ashtuquajtur: një kryengritje vdekjeprurëse në Siri dhe Irak. Dhe në skajet më të largëta të globit – Nigeria, Libia, Gadishulli Sinai i Egjiptit, Afganistani dhe Filipinet – me flamurin e zi të ISIS-it që ende fluturon. Kjo betejë në brigjet e Eufratit është e rëndësishme. Por lufta nuk ka mbaruar. /CNN/

Postime te ngjajshme