ISIS-i emëron udhëheqësin e ri për grupin terrorist Boko Haram

Grupi militant i ‘Shtetit Islamik’ ka emëruar një udhëheqës të ri për degën e tyre perëndimore afrikane nga grupi terrorist Boko Haram. Abu Musab al-Barnawi do të zëvendësojë Abu Bakar Shekaun, sipas International Business Times të Mbretërisë së Bashkuar. David Otto, themelues i ofruesit të sigurisë globale TGS Intelligence Consultants thotë se sulmet e reja terroriste kanë më shumë gjasa tani, sepse al-Barnawi mund të kërkojë të tregojë aftësitë e tij të lidershipit.

“ISIS-i thjesht mund të dëshirojë një ndryshim të lidershipit për një fillim të ri, kështu që duhet të presim sulme të reja nga ky lider i mundshëm – për të treguar se ai është i gatshëm për këtë punë”.
“Veprimet e tij të para në detyrë mund të jenë vdekjeprurëse. Ai mund të dëshirojë ti tregojë botës se objektivat e Boko Haram nuk kufizohen vetëm në rajonin e liqenit të Çadit, por mund të përhapen edhe në perëndim dhe në Evropë”, tha Otto. Në revistën javore të ‘Shtetit Islamik’, el-Barnawi tha se grupi i tij “mbeti një forcë e mirë t’u llogaritur”, sipas BBC. Thashethemet janë përhapur se Shekau ka vdekur, pasi ai nuk është shfaqur në videot e ISIS-it gjatë vitit të kaluar. Nigeria po udhëheq një ofensivë kundër Boko Haram, me 8,700 trupa nga Nigeria, Nigeri, Çadi, Kameruni dhe Benini. Nga ofensiva ata kan rimarrë disa territore dhe liruan mijëra civilë. Otto tha se ‘Shteti Islamik’ mund të jetë i shqetësuar për besnikërinë e Boko Haramit.
“Spekulimet e rënies së Shekaut mund të ndikojnë në operacionin dhe besnikërinë e qelizave të tjera të Boko Haramit në rajon. Kjo mund të jetë frustuese për ISIS-in, pasi ata e konsideronin Boko Haramin një nga wilajetet e tyre më të fuqishme”, tha Otto, duke iu referuar një ndarje administrative. Sipas BBC, Boko Haram ka humbur pjesën më të madhe të territorit që e mbajti për 18 muaj me radhë dhe kryengritja e tyre ka lënë rreth 20,000 njerëz të vdekur.

Postime te ngjajshme