ISIS drejt luftës psikologjike dhe mediatike

Luftërat në terren dhe konfrontimet e armatosura me forcat  terroriste janë zvogëluar në mënyrë të konsiderueshme në periudhën e fundit, dhe fuqia ushtarake e ISIS ka mbetur e papërfillshme pas humbjes së madhe në Irak dhe Siri. ISIS e  kuptoi se zgjerimi i territoreve po i rrëshqet nen këmbë, dhe se ylli i tij tani me po humbe shkëlqimin,  madje nuk pati mundësi te ruaj  territorin që  pushtoi në rajonin arab dhe nuk fitoi toka të tjera në lindje prandaj  mezi priste një fushë alternative për të arritur qëllimet e organizatës.

Prandaj, organizata ekstremiste shkoi në lloje të tjera të luftës, përkatësisht luftë psikologjike dhe mediatike. ISIS mund të ketë pasur sukses, deri në një farë mase, në këtë luftë, veçanërisht të drejtuar drejt popullatës së synuar, veçanërisht popujve të Evropës, të cilët janë bërë një shënjestër kryesore e kërcënimeve dhe sulmeve të organizatës.

Lufta psikologjike është përdorimi i planifikuar dhe sistematik i propagandës dhe i metodave të ndryshme psikologjike për të ndikuar në mendimet, ndjenjat dhe sjelljet e tjetrit në një mënyrë që lehtëson arritjen e qëllimeve.

Që nga fillimi i saj, ISIS ka kuptuar rëndësinë e rolit të mediave në arritjen e qëllimeve të tij përmes krijimit të makinave mediatike, si dhe shfrytëzimit të të gjitha mjeteve të teknologjisë moderne, prandaj intensifikoi praninë e organizatës  përmes faqeve të rrjeteve sociale;

Më gjithë humbjen e organizatës terroriste në Siri dhe Irak, organizata ende po përdor makinën e saj mediatike për të zhvilluar një luftë psikologjike kundër popujve dhe shteteve, si dhe për të ngritur moralin e luftëtarëve të saj.

Në këtë kontekst, ISIS publikon imazhe të viktimave të sulmeve të tij si një lloj lufte psikologjike kundër atyre qe mendojnë ndryshe nga organizata për të dekurajuar moralin e tyre; shpërndan foto te viktimave te organizatës e sidomos grupe te njerëzve te ekzekutuar sidomos te organizatave tjera terroriste te kundërta me ISIS, kjo mund te konsiderohet si vërejte duke ua bere me dije se çka është duke ju ndodhur te tjerëve..

Organizata gjithashtu beson se promovimi i propagandës me mjete të ndryshme është arma e fundit, dhe karta e fitores, ne të cilën ajo duhet t’i përqendrojë përpjekjet e saj si një mjet i fundit për të vërtetuar mbijetesën e saj, si dhe për të tërhequr elementë të rinj në radhët e organizatës.

Gjatë vitit 2019, ISIS ka publikuar 15 video për të promovuar aktivitetet e saj dhe të komentojë ngjarje të ndryshme; sidoqoftë, niveli i ulët i cilësisë së propagandës terroriste të zbuluar gjatë analizës së videove të organizatës tregon se nuk ka ndonjë efektivitet real për të. Në çdo pjesë të botës.

Për shembull, një video e dy luftëtarëve të Kaukazit, me armë me silenciator (shurdhues) dhe pajisje të lehta, u shfaq në dukje falimentimi i tyre, mungesa e mbështetjes dhe mjeteve të dobëta.

Tre burra të armatosur kanë pozuar në një video se ata i përkisnin të ashtuquajturës “Vilajeti i Azerbajxhanit” …, është një tregues  tjetër i qartë për dobësinë e organizatës në nivelin e fushës, dhe përdorimin e promovimit, propagandës mediatike, si dhe luftës psikologjike.

Al-Az’har vëren se konfrontimi i vërtetë i organizatave terroriste, i cili mund të jetë i mundshëm është konfrontimi intelektual dhe elektronik në të gjitha platformat dhe vendet.

Ndërsa koncepti i luftës konvencionale është venitur, konfrontimi në internet është i pashmangshëm për të përballuar forcat e së keqes dhe ekstremizmit, dhe rrjedhën e ideve anomale, të cilat po derdhen në kanalet e faqeve të internetit dhe rrjeteve.

Sa i përket luftës psikologjike, popujt janë në gjendje të kuptojnë shkaqet dhe pasojat e tyre shumë thjeshtë; ata nuk transmetonin kërcënimet e tyre pa qëllim, por për të ngjallur frikë dhe përhapur terror në të njëjtët qytetarë, është bërë një mashtrim i vjetër i kuptuar nga të rinjtë para të rriturve.

Në këtë kuptim, është e qartë se ndryshimi i koncepteve të luftës midis grupeve ekstremiste dhe shndërrimi i tyre në luftë kibernetike të përqendruar në propagandë, polarizim dhe transmetim të materialeve mediatike që nxisin dhunë, kërkon ndryshimin e mekanizmave të konfrontimit në të gjitha nivelet dhe në vende të ndryshme.

Observatori Al-Az’har punon për të përballuar këto luftime kibernetike nga grupe ekstremiste dhe për të dëshmuar pavërtetësinë e tyre, përmes një larmie mjetesh dhe aktivitetesh, qoftë raporte, artikuj apo fushata ndërgjegjësimi përmes Internetit dhe nëpër të gjitha platformat elektronike.

Kjo, natyrisht, është përmes kontaktit të drejtpërdrejtë me të rinjtë në universitete, xhami dhe kisha, dhe Observatori Az’har është i vendosur të vazhdojë këtë konfrontim derisa toka dhe mendimi të pastrohen nga iluzionet dhe aspiratat e rreme të grupeve ekstremiste.

Observatori Al Ez’her kundër Ekstremizmit dhe Radikalizmit

Alazhar Observer – مرصد الأزهر

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

60 − = 51