INTERVISTE E PERKTHYER NE GJUHEN TONE.!

A mendoni se, njeriu i cili përfaqëson sot fenë, dhe i cili ka ndikim në shoqëri dhe është involvuar thellë në të, është ai i cili mundet dhe ka rol që ti vetëdijësoj myslimanët për aktualitetin dhe të ardhmen ?

Nuk besoj në këtë. Jo, nuk besojë në këtë!

Prijësi i fesë deri më sot, vazhdon të refuzojë mendimin racional dhe logjikën, e pikërisht kjo është pengesa më e madhe e mendimit fetar, si dhe njëra prej fatkeqësive për jetën e myslimanëve. Prijësi i fesë, vazhdon të refuzoj mendimin racional. Prijësi i fesë bashkëpunon me shekullarizimin, dhe të njëjtën kohë e refuzon atë. Prijësi i fesë, e mbështet sistemin shekullar dhe pastaj pretendon të kundërtën e tij.Unë mendoj se, tani, bota si dhe rrethanat në të cilat jetojmë, kanë nevojë për të tjerët, dhe jo për njerëzit e fesë që ata të jenë në rend të parë të shoqërisë. Ne, kemi nevojë për njerëz , të cilët e sqarojnë të tanishmen, që e rilexojnë dhe ri-studiojnë gjendjen tonë aktuale, që shohin me syrin e mendjes dhe që i kuptojnë tekstet në mënyrën e duhur.

Prijësi i fesë, duhet të jetë pjesë e sistemit gjithëpërfshirës, dhe jo të përbuzë të arriturat intelektuale në fushat e ndryshme të jetës, sepse ai nuk është i tëri dhe supremi që i di të gjitha.Nëse prijësi i fesë gabon, dhe pas gabimit të tij shkojnë edhe të tjerët, kjo nuk është asgjë tjetër veçse përbuzje e njohurisë dhe diturisë.Nuk mund të gjesh një prijës të fesë sot, i cili nuk është i gatshëm që të përgjigjet për çdo pyetje e cila i parashtrohet ..! Pyetet për agjërimin dhe për klonimin, ai jep përgjigje! Pyetet për fëmijën në epruvetë dhe për namazin, ai jep përgjigje!. Pra e konsideron vetën se është një thesar i njohurive apo një enciklopedi, e në fakt ai nuk është.Kush thotë sot se, institucionet fetare janë të fuqishme, kur ne e dimë se ato shkencërisht janë shumë të dobëta. Në kurrikulat dhe plan programet e tyre, asnjëra nuk kanë të parapara studime kritike, e as nuk kanë një gjirin e vet mendim bashkëkohor.I nderuar! I keni parë dhe i keni shfletuar ju ato? Po, sigurisht! Nuk kanë studim të filozofisë, për shembull në fakultetet e sheriatit nuk mund të gjesh lëndë të filozofisë. Po ashtu, nuk ka studime krahasimtare të feve. E sfidojë, cilëndo institucion dhe organizatë fetare, të cilitdo nivel studiues; universitar, bachelor apo master se, ato sot kanë program studimi neutral për studimin krahasimtar të feve.

Nuk po themi për sektet dhe fraksionet e shtrembëruara, por për fetë në përgjithësi, që ato të studiohen në mënyrën e vërtetë akademike. Ne, deri më sot nuk e kemi mësuar as Tevratin – Dhiatën e vjetër. Inxhili-Dhiata e Re, mësohet sipërfaqësisht diçka, por Tevrati, as nuk është përkthye dhe as nuk është studiuar nga ne. Ne asgjë nuk dimë as për mësimet e Tevratit. Ne nuk e dimë as për idenë e Tevratit e cila flet për të mbjellat në arat tona. Si rrjedhojë kësaj, prijësi fetar nuk është personalitet shkencor. Ai rëndom është vetëm përsëritës i asaj që e ka mësuar nga të tjerët. Me fjalë të tjera, ai para të tjerëve paraqet mallin e vjetër me mbështjellës të ri, dhe si i tillë ai nuk prodhon asnjëherë asgjë të re, sepse para vete nuk ka një program të studimit kritik. Po ju jepi një shembull shumë të thjeshtë.Të gjithë e pranojnë, përfshirë edhe njerëzit e fesë, se librat e tefsirit (literaturën e interpretimit të Kuranit) janë të stërmbushura me israilijate-(rrëfime dhe tregime të feve para Islamit).Dhe më e çuditshmja në këtë rast është se, edhe pse deri më tani janë bërë shumë thirrje për redaktimin dhe pastrimin e kësaj literature nga rrëfimet dhe tregimet e huaja, megjithatë, ende askush nuk merr një guxim të tillë. Pra, edhe tani, ti, ose duhet të lexosh librat e mëdha të tefsirit, dhe ku pjesa dërmuese në brendësinë e tyre nuk sjellin diçka të re, ose duhet të lexosh librat me përmbledhje të shkurtuar. Pra pyetja është:

A ka vërtet studime kritike për këto libra? Ne, edhe tani thërrasim për redaktimin e literaturës tonë trashëguese islame, edhe pse, për pjesën më të madhe të saj , ekziston frikë se nuk është fare fetare. Ne, për fat shumë të keq, shenjtërinë fetare ia kemi atribuuar njeriut, dhe kjo pikëpamje iluzionale është bartur tek masa e gjerë dhe e rëndomtë e qytetarëve, dhe më këtë veprim, intelektualit i është paraqitur kërcënimi me jetë, në rast se ai do të ndërmerrte diçka, në prekjen apo vënien në pikëpyetje të këtyre shenjtërve iluzionale, e të cilat nga ta, konsiderohen si mendim fetar !!!

ALIJJ HUWAJERENIJ, mendimtare arab dhe filozof

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

7 + 3 =