Injorant është personi që çdo ditë e shan dikën..!

Është fjalë me prejardhje greke e që në gjuhën tonë e quajmë injorancë e që me të këtë shprehje është për qëllim personi që nuk din.

Nuk di asgjë, nuk lexon, nuk është i arsimuar dhe nuk ka asnjë pjesëmarrje në gjëra të dijes, artit, shkencës, studimit e hulumtimit, etj.Injorantin pra aspak nuk e bën të vëmendshëm i dituri, sepse shtiret i ditur dhe gjykon vetëm me atë që ka në hamendje dhe emocion.Injorantët e shtuar të kohës së sotme janë tipik me elementin e mosdijes dhe ofendimit.

Në mungesë të dijes, nënvlerëson, shanë dhe urren atë apo secilin që i del para me argumente të dijes e studimit dhe leximit.Nuk zotëron asnjë gjuhë të huaj, nuk e shpreh mirë gjuhën e vet amtare, kurse të diturin e quan mendjemadh.Injoranti i kohëve të sotme është ai që nuk kalon ditë e të mos shaj dikën me mëngjes.Fyerja dhe ofendimi nuk janë cilësi e të diturve, të urtëve dhe njerëzve me vizion.Nga njëqind sëmundje, pesëdhjetë janë për fajin tonë, dyzet për injorancë.

#foltash

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

2 + 6 =