Individ nga ISIS me kërcënime të reja për festat e vitit të ri

Platformat e ndryshme të internetit kanë shpërndarë postera të një qyteti të shkretë të Manhatan-it me fjalët: “Së shpejti, Allahu është i gatshëm, jobesimtarët do ta shohin atë që kanë frikë.”
Sipas grupit të lajmeve PJ Media, me herët u lëshua një propagand e dytë që kërcënonte të godiste New Yorkun me rripa eksplozivë dhe bomba automjetesh, “dhe t’i korrte me silenciatorë dhe snajpera”. Grupi i monitorimit të terrorit Intel njoftoi se militantë të tjerë ishin duke premtuar sulme në të gjithë Perëndimin në përgjithësi. Shtytja e propagandës vjen pasi u zbulua se ISIS-i pësoi një goditje të madhe në Lindjen e Mesme kur lideri i dytë i grupit u arrestua. Kur u kap, atij iu gjetën 20 telefona celularë, 80 blloqe ari dhe shumë para në dorë. Osama Awaid Al-Ibrahim, ose Abu Zeid, i përgjigjej vetëm shefit të ISIS-it Abu Bakr al-Baghdadi.
Ai u kap nga një forcë e përbashkët e koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara dhe Forcat Demokratike të Sirisë në fshatin Al-Tayyana në lindje të lumit Eufrat. Një ekzekutor famëkeq i ISIS-it, i cili urdhëroi përkrahësit në Perëndim që të “marrin një thikë të madhe, dhe të zbresin në rrugë dhe të vrasin të gjithë të pafetë që hasin”, është vrarë gjithashtu në një sulm ajror të koalicionit. Austriaku Mohamed Mahmoud ishte filmuar duke therur të burgosurit në qytetin e lashtë të Palmiras, i cili që nga ajo kohë është ri-kapur nga forcat qeveritare siriane. Në një video të postuar në mediat sociale, Mahmoud – i armatosur me një pushkë – denoncoi kryeministren gjerman Angela Merkel dhe bëri thirrje për sulme të reja në Evropë.

Postime te ngjajshme