Imam Omar Sulejman,lutje në Kongresin Amerikan më rastin e fillimit të Muajit të Shenjtë të Ramazanit



Imam Omar Sulejman, themelues dhe president i Institutit Yaqeen për Kërkime Islame, bëri të enjten një lutje në Kongresin Amerikane më rastin e fillimit të Muajit të Shenjtë të Ramazanit. Ai ishte i ftuar nga kongresmenit republikan Edi Bernis Xhonson nga Dallasi. Në fjalën e tij, imami u shpreh:

“Le të lutemi në emër të Zotit, më të dhembshurit, mëshiruesit, mbështetësit dhe udhërrëfyesit tonë, gjithmonë i pranishëm, asnjëherë i pavemendshëm, dhe pafundësisht i gjindshëm në dashurinë e tij ndaj nesh. Na udhëhiq e Zot drejt bindjeve të pastra, dhe pastaj në frymëzo guximin mes nesh, për t’iu përshtatur atyre bindjeve.

Ne lutemi për paqe dhe jo luftë, për dashuri dhe jo urrejtje, për dashamirësi dhe jo lakmi, për unitet dhe përçarje. Dhe angazhohemi që të mos tradhtojmë lutjet tona, me veprime që i kundërshtojnë ato. Le të jemi pro të vërtetës, pa marrë parasysh se kush lufton ose është kundër saj. Le të luftojnë për drejtësinë, pavarësisht se kush është kundër saj, dhe të shpresojmë që pa marrë parasysh se çfarë pengesash kemi përpara, të mos stepemi nga urrejtja, që ka marrë shpesh jetën e besimtarëve të pafajshëm në të gjithë botën.

Por të inkurajuar nga dashuria, që i mblodhi ata bashkë, le të të kujtojmë ty, dhe të mblidhemi bashkë për t’i kujtuar ata. Le të mos mposhtemi nga errësira e së keqes, dhe as nga gjumi i indifferences, që i kthen qeniet njerëzore në “hashtag” dhe fqinjët në armiq.

Le te kemi pra dritën, që ne e kërkojmë prej jush. Udhëzo diskutimet e anëtarëve tanë të Kongresit për vendime të drejta, dhe udhëhiqe vendin tonë drejt paqes dhe pajtimit. Uroj që të mund ta nderojmë njëri-tjetrin, dhe të frymëzojmë botën që të jetë më e mirë. Amin”

Instituti Yaqeen për Hulumtime Islame, është një think-tank i përkushtuar për të sfiduar narrativat e dëmshme mbi Islamin, dhe për të krijuar një ndjenjë të fortë të identitetit musliman nëpërmjet bindjes dhe kontributit. Imam Omari, ka punuar me kongresmenin republikanin Xhonson për disa iniciativa, duke përfshirë edhe rezolutën e Ramazanit, të prezantuar në Kongres më 3 Maj.

Vetë Xhonson, u shpreh kështu në lidhje me këtë rezolutë:”Ndërsa myslimanët në mbarë vendin dhe në botë, po përgatiten të hyjnë në Muajin e Shenjtë të Ramazanit, është e rëndësishme që t’u bashkohemi atyre, në njohjen e domethënies së madhe që kanë këto 30 ditë.

Gjatë gjithë muajit, burrat dhe gratë besimtare myslimane, synojnë të jenë kujdestarë të paqes, vëllazërisë dhe virtytit. Idealet e këtij muaji, i bëjnë apel të gjithëve që të angazhohen në meditimin dhe vetë-reflektimin, për të arritur vetë-përmirësimin. Është një nder t’u bashkohemi 3 milionë myslimanëve amerikanë të vendit tone, në kremtimin e këtij muaji të bujarisë, dhembshurisë, ndjeshmërisë dhe ripërtëritjes shpirtërore”.

Përktheu:Alket Goce

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

84 − 78 =