Ideologjitë e vetëquajtura Islame synim kanë ckombëtarizimin e Shqiptarëve

Në vitet e para të pas-luftës, euforia e të marrurit me fe eskaloi në praktikimin e njërës prej ideologjive më të rrezikshme të shekujve të fundit, atë të vehabizmit. Të rinjtë në Kosovë, por edhe në Shqipëri dhe Maqedoni, ranë pre e manipuluesëve që vehabizmin e servuan si fe, përkatësisht, islam. Predikuesit e paguar nga vendet e lindjes, paraqitnin vetën si mbrojtës të islamit, kurse vehabizmin e paraqitnin si islamin e vërtet, të bazuar në praktikën e profetit Muhamed. E gjitha ishte një skemë mashtrimi, për të manipuluar me besimtarët e sinqert dhe ndjenjat e tyre fetare .

Mësimet vehabiste vazhdimisht kanë rënë në kundërshtim me interesin kombëtar shqiptarë, por edhe ka kundërshtuar dhe ka rrezikuar rendin kushtetues e shtetëror. Thirrësit vehabist gjithmonë kanë predikuar se interesi islam është mbi të gjitha, edhe mbi kombin. Mirëpo këta predikues, interesin vehabist e kanë kamufluar si interes fetar. Pra nuk është predikuar feja, por është predikuar një ideologji djallëzore që ka bërë thirrje kundër interesit kombëtar. Po të pyeteshin vehabistët, shqiptarët as nuk do të flisnin shqip, e as nuk do të kishin flamurin kuq e zi.


Po të pyeteshin vehabistëve ne do të flisnim arabisht, flamurin do ta kishim atë të ISIS-it, dhe udhëheqës do ta kishim ndonjë shpellar si el Bagdadi. Po t’i pyetnim vehabistët, ne do të duhej të shkonim e të vritenim në Irak dhe Siri. Islami i ka shërbyer gjithmonë popullit e vendit. Feja islame nuk është dhe nuk ka qenë asnjëherë antikombëtare. Anti-kombëtar e anti-shqiptar janë vehabizmi dhe ISIS, e këto dyja po tentohet të na paraqiten si islam, me tendencë që të na ç’ kombëtarizojnë. Por në realitet këto janë larg islamit, dhe në fakt janë armiq të fesë. Pë shqiptarët gjithmonë prioritet ka qenë dhe do të jetë interesi kombëtar, kurse feja asnjëherë nuk ka prishur dhe nuk do ta prishë unitetin tonë si popull, dhe si komb. Ideologjia shpellare vehabiste, asnjëherë nuk do t’i përçajë shqiptarët, dhe asnjëherë nuk do ta dëmtoj kombin tonë. /Foltash /

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

7 + 3 =