I thanë je kundër fesë, ja se si u përgjigj?!

EIAD CHARBAJI
Për të realizuar aspirata jo të qarta për opinion dhe që vetvetiu nënkupton dilemën dhe dyshimin e thellë, jo pak njerëz sot realizojnë apo duan të realizojnë aspiratat duke kundërshtuar mendimin ndryshe, apo bindjet që janë në kundërshtim me ideologjitë e panjohura dhe të njohura.
Ekstremisti që ka të tilla aspirata për të errësuar të ardhmen e besimit dhe të njerëzve, në momentin e parë që nuk je nënshtruar në trurin e tij, bindjen dhe mendime tij, atëherë fjala dhe shprehja e parë që i del nga goja këtij ekstremisti është; Ke dalur nga feja, nuk je në fe dhe nuk je besimtarë. Dalja nga feja është kur njeriu vet e pohon e jo pse tjetri i cili nuk e pëlqen mendimin tënd e thotë këtë. Pra një ekstremist që rrugëton drejt errësirës, në fjalën e parë të tij të akuzon se je i pa fe.
Por ja se si i përgjigjet i mençuri dhe njeriu që ka vizion të shëndoshë dhe maturi e urtësi:
Çështja e fetarizmit apo besimit tim është krejtësisht personale dhe nuk kam detyrim që t’ju përgjigjem juve. Përgjigjen e Di Zoti, Ai të cilit unë i besoj se ekziston.
Unë i besoj mësimit të Zotit që thotë Ikre-Lexo, Beso, Puno, bëhu i matur, i qetë dhe i urtë me njerëzit dhe i dashur me të gjithë, maksimalisht.
Unë i besoj Zotit që jep drejtën secilit të përcaktohet në besimin e tij, jetën,, personalen dhe vlerën e familjes dhe shoqërisë.
E besoj Zotin që ndalon ofendimin e dhunimin e njeriut si përdhosjen e nderit të tij.
Në mësimet e Zotit gjejmë të drejtën për jetesë dhe lumturi edhe për atë që ka besim ndryshe.
Në mësimet e Zotit e gjejmë se Ai na mëson për edukatë, kulturë, paqe dhe kujdes për familjen, shoqërinë dhe mbarë njerëzit.
Në mësimet e Zotit gjejmë se ekstremizmi dhe dhuna e Isis-it nuk është në mësimet Islame dhe Hyjnore etj.
Në mësimet e Zotit gjemë se Krijuesi është Mëshirues dhe falës. Ai shpërblen drejtësinë dhe vlerat morale, etike dhe kulturore.
Pra askujt si takon e drejta të mat fuqinë e besimit të tjetrit dhe kjo është në Dijen e Zotit të Madhërishëm.

foltash

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

− 4 = 2