I shenjtëruan librat e Isis-it duke e harruar Zotin

Individë të caktuar për t’u bëre të njohur në skenë si shpëtimtarë dhe kujdestarë hyjnorë, kanë shenjtëruar injorancën. Duke u shmangur nga Kur ‘ani që është i shenjtë, në emër të tij kanë shenjtëruar edhe injorancën dhe prapambeturin e trurit të atyre individëve.E përse ta bëjmë të shenjtë mendimin e individit që ka të veshur uniformën e fesë? Me cilin citat njerëzimi duhet ta shenjtërojë rrobën e veshur apo uniformën fetare, dhe përse?!Shenjtërimi i injorancës bëhet atëherë kur izolohet truri dhe mendja e shëndoshë dhe zëvendësohet me injorancë të shenjtëruar të uniformuarit fetar.Duke kanosur dhe frikësuar intelektualët e mirëfilltë dhe ndriçues, këta individë kanë shenjtëruar injorancën e të uniformuarit fetar.Shenjtërimi i liderëve fetar ka rezultuar me krijimin dhe bashkimin në një organizatë terroriste si Isis e më parë Alkaida. Pra ideologjia e nxitur më parë nëpërmjet shenjtërimit të liderëve fetar ka rezultuar me izolimin e intelektualëve dhe hapjen e rrugës të quajturit Kalifat e që u themelua në 2014 dhe tanimë veç mbaron me turp.Kërcënimi në të gjitha format, dëbimi, shkatërrimi, tekfirizmi ( nxjerrja nga feja dhe lejesa për mbytje) e në fund shenjtërimi. Shenjtërimi i injorantëve ka pasuar duke nxjerr miliona fetva për secilën çështje edhe nëse aspak nuk është fetare, si dhe kërcënimin dhe frikësimin e çdokujt që ka kundërshtuar ideologjinë e tyre.Transmetuesin e poezive e bën të shenjtë, transmetuesin e haditheve (theniet) poashtu e bën të shenjtë, gjuhën arabe e bën të shenjtë, shokët e Muhamedit-sahabët i bën gjithashtu të shenjtë, ibn tejmijen, bin bazin e shumë gjëra tjera i bën të shenjta duke harruar shenjtërinë e vetme që është Kurani. Dhe në këtë mënyrë prodhuan Isisin dhe ISISAT që shenjtërojnë individin e harrojnë Zotin e Kuranin.Si përfundim, në vend se të praktikojmë kulturën që sjellë Kurani e që nxitë në dije dhe shkencë, këto grupe dhe ideologji kanë ndërtuar dhe po thellojnë shenjtërimin e injorancës.#FOLTASH

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

25 + = 26