I ndershmi shihet në punë, premtim dhe zotim e jo ne pamje..!

Nga gjërat që janë të shenjta është edhe ruajtja e personit që i bën nderit të tij. Fjala nder, zakonisht përdoret shumë në mesin e njerëzve. Ai është i ndershëm, nderon dhe nderohet nga njerëzit.

Njeriu është i fuqishëm dhe me vlerë kur nderon veten duke nderuar tjerët. Por një gjë e tillë nuk është vetëm në dukje. Në dukje njeriu mund të shihet i ndershëm, edhe ndoshta është i tillë. Po a jo që kërkon besimi Islam është edhe në një këndvështrim tjetër.

Zoti i do të mirët e të ndershmit. I do ata që përveç dukjes modeste, japin frymë nderi edhe kur flasin dhe qëndrojnë të tillë.I ndershmi shihet qartë kur flet, kur është në punë, kur premton dhe kur zotohet.Përkujdesi i dikujt në dukje dhe fizionominë e jashtme duke lënë anash sinqeritetin në punë dhe në jetë, është i pa dobishëm.

Një shoqëri që në mesin e saj ka njerëz që janë të kujdesur në premtime, në fjalë, punë dhe veprimtari të jetës, ajo shoqëri ka të ardhme të ndritur.Shpeshherë shohim njerëz që thirren në emër të besimit dhe duan që dukja e tyre të jetë ndryshe nga tjerët. Kjo do të ishte e kotë nëse veprimi praktik i tij nuk argumenton dukjen.Zoti inkurajon dhe i dërguari i Tij në ndershmëri, bujari e modesti. Mendjemadhësia dhe koprracia janë inkurajim i djallit të mallkuar, e këtë nuk e do Zoti.

#foltash

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

− 1 = 2