I flet tjetër të përgjigjet krejt tjetër send.!

Ka lloj lloj njerëz toka në të cilën jetojmë, edhe në të kaluarën dhe tash por edhe në të ardhmen. E rëndë dhe e vështirë është që në studiues, hulumtues shkencorë, mjek e inxhinier, profesor e intelektual dhe historian, detyrohen jo rrallëherë të dëgjojnë rrëfime, “mësime” dhe “udhëzime” nga të atillë që aspak dhe as edhe një ditë të vetme nuk e kanë kaluar në studim dhe mësim.

Një gjë e këtillë ka goditur edhe rrafshin e fesë, ku vështirë se mund të diskutohet në kohët e sotme.I flet për dije e shkencë dhe përparim, të thotë feja jonë na e ka mësuar këtë, kurse vet aspak s’ka të bëj me këtë që vërtetë e thotë feja.I flet për bukuritë natyrore të kësaj bote, të thotë se bota tjetër është më e bukur.

I flet për lumenj e liqenj dhe detëra të shumta, të flet për lumenjtë e botës tjetër.I flet për mendimin e lirë, të flet për rrezikun e daljes nga feja.I thua toleranca është vlerë dhe duhet pranuar mendimet e tjerëve dhe besimet e tyre, të thotë është në kundërshtim të fesë.

I flet dhe i flet për çdo gjë të bukur në këtë botë, kurse ai të flet tërë kohën me hamendje dhe injorim.Nga po shkojmë kështu dhe ku është fundi i kësaj dukurie tmerruese dhe të prapambetur. I thua se jo-myslimanët po çpikin çdo gjë, të thotë ata e kanë humbur botën tjetër…

#Foltash

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

99 − = 92