Hungaria akuzon të dyshuarin e ISIS për vrasjen e Imamit i cili nuk pranoi të bashkëpunonte me ta

Prokurorët hungarezë akuzuan të martën një burrë sirian të arrestuar në Budapest vitin e kaluar për terrorizëm dhe krime kundër njerëzimit, duke përfshirë kapjen e një imami në Siri në vitin 2015. Sipas një deklarate nga Zyra e Prokurorisë e Budapestit, prokurorët po kërkojnë burgim të përjetshëm pa kusht për burrin 27-vjeçar, të identifikuar si F. Hassan.


Autoritetet besojnë se ai komandoi një njësi të vogël të ISIS në provincën Homs në vitin 2015, të ngarkuar me terrorizimin dhe ekzekutimin e civilëve dhe udhëheqësve fetarë, të cilët nuk pranuan të bashkoheshin me grupin terrorist. Ai akuzohet se ka marrë pjesë personalisht në kapjen e një imami në qytetin Al-Sukhnah, si dhe për vrasjet e tre personave të tjerë në atë zonë midis 13 dhe 15 maj në vitin 2015. Njësia e tij vrau gjithashtu të paktën 25 njerëz në këtë qytet gjatë kësaj periudhe, duke përfshirë gra dhe fëmijë, sipas deklaratës së prokurorëve.

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

9 + 1 =