Hoxha dhe prifti mbjellin së bashku pemët në oborrin e Bibliotekës

Xhabir Hamiti dhe Don Lush Gjergji, njëri hoxhë e tjetri prift, i janë përgjigjur sot sfidës së kryeministrit Ramush Haradinja për mbjelljen e pemëve.

Ata të dytë i kanë mbjellur së bashku dy pemë në oborrin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës.

Postimi i i plotë i Xhabir Hamitit:

Ne sot ju përgjigjëm sfidës së kryeministrit për mbjelljen e pemëve, iniciativë e nisur nga Donjeta Gashi dhe ish kryetarja Atifete Jahjaga.

Të mbillësh pemë është detyrë nda brezit të tashëm dhe te ardhshëm për të pasur fryte që dhuron Zoti dhe natyra.
Mbjellja e përbashkët e ka simoblin dhe domethënien edhe më të madhe: bashkëjetesën dhe bashkëpunimin për të mirën e përbashkët të të gjithë njerëzve të vullnetit dhe zemrës së mirë

Pema e jetës është biblike dhe kuranike. Neve na është dhënë mundësia që pemën e vdekjes dhe sprovës ta shndërrojmë në pemën e jetës dhe dashurisë.

I përjetshëm qoftë respekti dhe bashkëjetesa paqësore e ndërsjell mes gjithë shqiptarëve kudo që janë.

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

18 − = 17