Haxhi Vehbi Dibra 1867-1937

Vehbi Dibra bënë pjesë në mesin e figurave më të shquara kombëtare dhe fetare të botës . Një burrë i pathyeshëm dhe atdhetar i pashembullt.  Kudo dhe kurdo që kërkohej mendësia  dhe urtësia e tij ai nuk mungonte. Pjesëmarrës i evenemiteve më të rëndësishme të Rilindjes Kombëtare si; në Kongresin  e Manastirit, të Dibrës, përfaqësues i  Dibrës në Kuvendin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, Nënkryetar i qeverisë së Ismail Qemalit.  

Si hoxhë i arsimuar dhe aktivist i palodhur i çështje kombëtare Vehbi Dibra në vitin 1923 u zgjodh kryetar i parë Komunitetit të pavarur të  Myslimanëve të Shqipërisë, që deri atëherë ishte nën selinë e Stambollit.

Vehbi Dibra është autor i shumë punimeve të tij në rubrikën e Zanit të Naltë “ C`urdhnon Kurani “.

Është e paharruar fjala e tij në ditën e Shpalljes së Pavarësisë, me 28 Nëntor 1912, ku, ndër të tjera, tha:
Kristianë e myslimanë janë vëllezër shqiptarë të pandarë. Ta duam njëri-tjetrin, t’i tregojmë botës mbarë se shqiptarët pa dallim feje, janë vëllezër si bij të njëshëm të së dashurës sonë Shqipëri

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

− 4 = 2