Hallall apo Haram?!

Sot mjetet e komunikimit dhe hapësira që ofrohet secilit e sidomos në rrjetet sociale po e bën të mundur e shume të lehtë bashkbisedimin dhe parashtrimin e pyetjeve nga më të ndryshmet e gjithashtu me theks të veçantë fushën e fese.

Në vazhdën e pyetjeve të shumta që shtroheb e sidomos në shoqeritë muslimane, jane pyetjet e njohura tanimë: A lejohet? Dhe përgjigjeja thuajse është e njëjtë dhe e ditur paraprakisht. Në të shumtën e rasteve përgjigjeja është negative me NUK LEJOHET edhe pse në disa raste edhe mund të jetë pozitive me LEJOHET por në këto raste me shumë kushte për lejesë. Apo thënë ndryshe një varg kushtesh qe në secilën variant prapë del e vështire për të qenë e lejuar pyetja që mund t’ua parashtroni”kompetentëve”.

Por kjo ështe pak e rëndësishme nga ajo qe ne duan të themi;

E para, Ky varg i ndalesave apo harameve qe quhen, në shumicën dermuese apo thënë absolute, nuk bazohet fare në Kuran por vjen si mendim i atyre që nën pettkun fetar islam duan të kenë kontroll trurin, jetën dhe tërësisht programin e njerezve.

E dyta, Sot bota është e preokupuar se si të kuftoj varfërinë, luftërat dhe krizat ekonomike, por edhe e përqendruar si asnjëherë më parë në zhvillimin e shkencës, medicinës e teknologjisë, si mënyrë e lehtësimit të jetës së njerëzve. Në këtë element konkludojmë që tendenca për të mbajtur nën kontroll jetën dhe privatësinë e njerëzve eshtë fyerje dhe ofendim i intelektit dhe i atyre që derdhin djersë për të lehtësuar jetën e qytetarëve.

Ne bëjmë thirrjen gjuhëve që të shmangen nga pyetjet e atilla që bëjnë të jesh i ngecur në zhvillim dhe themi që ky fenomen të jetë i të kaluarës. Kurani ka specifikuar qartë pak ndalesa, kurse vargun e madh të ndalesave e çpikën ata që e duan jetën e njeërzve të varur nga frika dhe varri.

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

2 + 8 =