Gratë e veja shqiptare edhe pas rënies së ISIS-it mbeten në Siri

Euforia e personave të indoktrinuar nga mbarë bota, bëri që me dhjetëra mijëra xhihadist nga e mbarë bota t’ia mësyjnë Irakut dhe Sirisë, me qëllim për t’iu bashkuar organizatës terroriste ISIS. Me qindra xhihadist kosovar që përfunduan në radhët e ISIS-it, nuk u mjaftuan vetëm me shkuarjen e tyre në Irak dhe Siri, por për ta vulosur cmendurinë e ryre, ata me vete morën edhe familjet e tyre, gra dhe fëmijë të vegjël. Kështu euforia e mendjelehtëve dhe të manipuluarëve, bëri që sot të kemi në Irak dhe Siri familje shqiptare nga Kosova, gra dhe fëmijë për të cilët dijmë shumë pak rreth fatit dhe gjendjes së tyre. Shumë prej këtyre grave të xhihadistëve kosovar tani kanë mbetur të veja dhe më fëmijë të vegjël, meqë bashkëshortit e tyre u vranë duke luftuar për një kauzë të rrejshme dhe joekzistente. Disa prej grave kosovare shkuan me vullnetin e tyre kurse disa shkuan nga imponimi i bashkëshortëve të tyre tru shpëlarë nga përrallat vehabiste. Është e dhimbshme kur dëgjojmë për trajtimi çnjerëzor që terroristët i bënë grave në Irak dhe Siri. Këta përbindësh lejuan edhe përdhunimin e grave në baza kinse fetare islame. Por tash edhe pse ISIS ka pësuar disfatë dhe është shpartalluar si në Irak, një ashtu edhe në Siri, vuajtjet dhe tmerret e vejushave të xhihadistëve nuk kanë të mbaruar. Me dhjetra gra nga Kosova kanë mbetur nëpër kampe të ndryshme ne Siri. Po ashtu edhe shumë fëmijë të shqiptarëve gjenden nëpër kampe. Megjithëse këta persona duan të kthehen ne Kosovë, vështirësitë janë të mëdha. Është tmerr i vërtetë kur mendohet dhe analizohet se si u morën në qafë këto gra dhe këta fëmijë, u sakrifikuan pikërisht nga ata që do duhej të kujdeseshin për ta, pra bashkëshortit dhe prindërit e tyre. Tanimë gratë e xhihadistëve dhe fëmijët e pafajshëm janë duke pësuar dhe duke vuajtur shkaku i mendjelehtësisë së atyre që mendoni se me shkatërrimin e jetëve të njerëzve dhe familjeve të tyre, po lartësonin fjalën e Zotit. Ashtu sic shkatërruan jetë dhe familje të tëra xhihadistët e huaj, një ashtu familjet e tyre të mbetura bredhin nëpër shkretëtirat arabe. Duhet ta kuptojnë se e keqja, lufta dhe shkatërrimi sjellin vetëm dëm, me krime nuk madhërohet Zoti, por vetëm shkaktohet zemërimi i Tij. Kurse ata që u bënë shkaktar për shkatërrimin e jetës së të pafajshmëve, ata do të jenë të mallkuar dhe dështimi i tyre do të jetë në këtë botë por edhe në tjetrën.

Editorial – FOLTASH

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

85 − = 79