GJUHA SHQIPE-NDRE MJEDA

Përmbi za që lshon bylbyli, gjuha shqipe m’shungullon; përmbi er’ që jep zymbyli, pa da zemren ma ngushllon.

Ndër komb’ tjera, ndër dhena tjera, ku e shkoj jetën tash sa mot, veç për ty m’rreh zemra e mjera e prej mallit derdhi lot.

Nji kto gjuhë që jam tue ndie, jan’ të bukra me themel por prap’ kjo, si diell pa hije, për mue t’tanave iu del.

Ku n’breg t’Cemit rritet trimi me zbardh, Shqipe, zanin tand, e ku Drinit a burimi që shpërndahet kand e kand.

Geg’ e tosk’, malsi, jallia jan’ nji komb, m’u da, s’duron; fund e maj’ nji a Shqipnia e nji gjuh’ t’gjith’ na bashkon.

Qoftë mallkue kush qet ngatrrime ndër kto vllazën shoq me shoq, kush e dan me flak’ e shkrime çka natyra vet’ përpoq.

Por me gjuhë kaq t’moçme e mjera si nj’bij’ kjo që pa prind mbet: për t’huej t’mbajshin dhenat tjera, s’t’kishte kush për motër t’vet. E njat tok’ që je tue gzue, e ke zan’ tash sa mij’ vjet, shqiptaria, që mbet mblue sot nën dhe, edhe shqip flet.

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

− 1 = 1