Gjeneza e njeriut sipas ajeteve Kur’anore..!

Nuk ka dyshim se synimi kryesor i Kur’anit në pasqyrimin e gjenezës së njeriut është krijimi i një rendi të qëndrueshëm në tokë bazuar në kriterin e drejtësisë dhe etikës. Qëllimi i Kur’anit për një synim të tillë është një krijesë e cila do të trashëgonte mirësitë e botës:

“Ne e kemi shënuar në Zebur (në librat e shenjët) pas shënimit, se me të vërtet tokën do ta trashëgojnë robtë e Mi të mirë”

“Ky libër nuk është krijesa e mendjes njerëzore, por është drejtpërdrejt fjala e Mrekullueshme që ka buruar nga Selia e padukshme e Unitetit të amshueshëm, si një dhuratë e mëshirës së Naltë, e si një dritë e mrekullueshme e së vërtetës së Plotë për me forcue e vërtetue pejgambërllukun e të dërguarit të Tij, Muhammedit a.s.” Kur’ani flet për njeriun si qenie qëndrore në gjithësi, të cilin Zoti e angazhoi për të realizuar sa më lehtë trashëgimin e tokës. Ai e pajisi këtë krijesë – njeriun – me intelekt e ndërgjegjeje, duke e bërë të dalluar nga krijesat tjera e duke i dhënë pozitën që ka. Në lidhje me gjenezën e njeriut, Kur’ani përmend shumë citate, e në këtë punim do shkëpusim disa prej tyre: “Ne krijuam njeriun nga balta e argjilit, të zi e të prishur (me erë të keqe). (të formuar-të trajtuar-mesnun).E xhinët i krijuam më parë nga zjarri, nga flaka e fortë. Dhe (përkujto) kur Zoti yt engjëjve u tha: “Unë po krijoj njeriun nga balta e tharë, e zezë e me erë.”E kur ta përsosë atë (në formën e njeriut) dhe t’i japë atij shpirtin që është krijesë Imja, atëherë ju bini atij në sexhde”.

Të gjithë engjëjt në tokë, bënë sexhde.Përpos Iblisit. Ai refuzoi të jetë me ata që bënë sexhde.Ai tha: “O Iblis, ç’është ajo që ti të mos jeshë me ata që bënë sexhde?”Ai tha: “Nuk është për mua t’i bëjë sexhde një njeriu që e krijove nga balta e tharë, e zezë e me erë”.Zoti tha: “Dil, pra, prej aty, ti qofsh i mallkuar!” Siç shihet në këto citate, Zoti tregon sesi ishte procesi krijues i njeriut të parë. Ne shohim në citatin 26 të kaptinës Hixhr: “Ne krijuam njeriun…” Këtu aludohet në njeriun e parë e që në besimin islam (por edhe besimet monoteiste) është Ademi. “Gjithashtu në citatet Kur’anore shohim një garë njohurie mes engjujve dhe Ademit”. (Përkujto Muhamed) Kur Zoti yt u tha engjujve: “Unë po krijoj në tokë një mëkëmbës!” Ata thanë: “…a do të vësh në të atë që bën çrregullime dhe që derdh gjaqet, e ne të madhërojmë ty me Lavdërimin tënd dhe të adhurojmë!” Ai tha: “Unë di atë që ju nuk dini.” Këtu shihet epërsija që Zoti i jep njeriut para melekëve, si dhe i njofton engjujt se njeriu është një qenie superiore në tokë.Imam Sujitiu në komentimin e tij për këtë ajet ka shkruar: “Njeriu do të jetë mëkëmbës i Zotit në tokë që kryen detyrat dhe obligimet e Tij. Njeriu është për qëllim Ademi dhe pasardhësit e tij.”

Në këtë pjesë të shkruar mbi gjenezën e njeriut sipas Kur’anit fisnik prejardhja e njeriut apo krijimi i tij është nga dheu apo balta, ku Zoti i madhërishëm e bëri njeriun me elementet e rëndësishme duke e qartësuar: 1. Zoti është krijues i njeriut dhe i gjithësisë;

2. Njeriun e vlerëson lartë dhe e veçon nga çdo krijesë tjetër;

3. Në nderim dhe respekt ndaj tij, Zoti urdhëroj engjujt që t’i përulen në shenjë madhërimi ndaj Zotit Krijues, e në shenjë nderimi për njeriun;

4. Zoti i Madhërishëm i besoi njeriut tokën, të mirat e saj dhe e njoftoj se trashëgimtarë të së mirës janë të mirët;

5. Në gjenezën e tij njeriu u nderua nga Zoti me një dhunti të veçantë, e që është mendja, intelekti dhe vetëdija.

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

6 + 2 =