Frika nga Zoti nuk është tmerr, është dashuri!

Sa keq të paramendohet dhe shpjegohet frika nga Zoti si diçka tmerruese dhe frikësuese. Zoti nuk kërkon që njerëzit të tmerrohen prej Tij nga frika.

Ai kërkon frikë që buron nga dashuria e që njerëzit e shfaqin duke bërë mirë ndaj njëri tjetrit e që kjo formë dërgon në dashuri në Krijuesin.Ata që e kumtojnë frikën si tmerr në realitet ata ndjellin tmerr nga vet feja.

Zoti e do njeriun që nuk bën keq duke patur parasysh ekzistimin dhe shpërblimin nga Zoti, si dhe e bën të mirën në pritje të shpërblimit nga Ai.Zoti është Ai që e ruan dhe e shikon si dhe e mbron njeriun nga dashuria e jo nga dëshira për ta dërguar atë ( njeriun) në humnerë dhe humbje.

Zoti, Krijuesi e shikon njeriun në vazhdimësi për ta ndihmuar e jo për ta shkatërruar.Duhet kohë, duhet interpretim të shkëlqyeshëm për të kuptuar madhështinë e frikës nga dashuria e jo nga tmerri e frika.

#Foltash

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

− 2 = 6