Flamuri i shqiptarëve është kuq e zi, jo zi e bardh

 Jemi në prag të 28 nëntorit, datë kjo historike dhe madhështore për kombin shqiptar. Kjo datë na përkujton rilindasit tanë dhe sakrificën e tyre për liri dhe mëvetësi. Megjithëse pjestar të konfesioneve të ndryshme fetare, identiteti kombëtar ishte primar për rilindasit tanë. Njëherit kombi edhe i ka bashkuar për të punuar në të mirë të atdheut dhe popullit. Pavarësisht besimeve fetare, të gjithë kanë dhënë besën për vatan para të njëjtit flamur, atij kuq e zi me shqiponjën dy krenare. Kurse sot ekstremistët dhe tru shpëlarët me dokrrat vehabiste, po përpjekjen që shqiptarëve t’ua zëvendësojnë flamurin kombëtar me atë të ISIS-it. Ideologjia vehabiste e kamufluar me petkun fetar islam, po mëton çkombëtarizimin e shqiptarëve për t’i shndërruar në popull pa kombësi, që ideal të vetmin ta kenë vehabizmin dhe që të luftojnë për flamurin e zi të ISIS-it.

Kështu vepruan ata që shkuan e u vranë në Siri dhe shumë të tjerë që sot bredhin shkretëtirave të arabisë. Ideologjia vehabiste po përpiqet të zhdukë kombet, duke synuar që vehabizmi të jetë i vetmi ideal i besimtarëve mysliman, dhe që flamuri zi e bardh të jetë i vetmi flamur. Andaj themi se ideologjia vehabiste është anti kombëtare dhe anti shqiptare, dhe cenon identitetin tonë kombëtar shqiptar, duke synuar edhe zhbërjen e shtetetve tona shqiptare. Ne ju themi ekstremistëve se që nga rilindasit e deri tek dëshmorët dhe martirët e luftës së fundit, janë flijuar shumë jetë dhe është derdh shumë gjak për flamurin kuq e si, për komb e për shqiptari. Ideologjia vehabiste asnjëherënuk të arrijë që shqiptarëve t’ua ndërroj flamurin dhe t’i çkombëtarizoj ata.

Për ne flamuri i zi i ISIS-it nuk do të thotë asgjë. Ai flamur simbolizon vetëm vrasjen dhe terrorin ndaj njerëzve të pafajshëm, kurse flamuri kuq e zi simbolizon sakrificën, atdhedashurinë dhe kombin më fisnik. Për shqiptarët ka vetëm një komb, një ideal dhe një flamur, kurse ekstremistët kurrë nuk do gjejnë votër në trojet e bekuara arbërore. Shqiptarët janë tepër fisnik që ta njollosin veten me flamurin e ISIS-it. Ne jeni shqiptar dhe duhet të na interesoj vetëm ineresi dhe ideali kombëtar, dhe ardhmëria e vendit tonë, e jo të na interesojnë shkretëtirat e shpellar arabe. Shqiptarët gjithmonë kanë qenë mbrojtës të kombit e vatanit, e asnjëherë nuk e kanë sulmuar këdo qoftë për asnjë pëllëmbë tokë. Ne e duam vetëm atë që është e jona, e duam vendin dhe kombin, për këtë jetojmë e frymojmë por edhe flijohemi. /foltash/

Postime te ngjajshme