Fetari duhet ta do disiplinen dhe rregullin e jo kaosin

Një mik, pasi kishte skajuar makinën e tij në një vend të përshtatshëm, është futur në xhami për të falë namazin, mirëpo kur kishte dalë, para veturës së tij kishte parë një makinë tjetër e cila i kishte bllokuar rrugën. Pas një pritje të gjatë, pronari i makinës kishte dalë nga xhamia, dhe derisa ky miku kishte tentuar t’i jepte shenjë për gjestin johuman që kishte bërë, burri nga ana tjetër ia kishte pritur: ( si e ke hallin vëlla?)

Në të njëjtën ditë, një person që unë e njohë, ishte ftuar nga një grup besimtarësh të përkushtuar që me familjen e tij të merrte pjesë në një tubim me karakter socio-kulturorë i cili do të mbahej në ora 5 pasdite, takim nga ato që do i sillnin qetësi. Pakë orë para takimit, është lajmëruar se takimi është shtyrë pas akshamit. Burri e ndërroi destinacionin e tij, edhe pse ai veç ishte rrugës, për të arritur me bashkëshorten e tij ne takim, në ora shtatë, por fatkeqësisht aty takoi vetëm pronarin dhe punëtorët e tij.Rreth orës tetë e gjysmë, arritën nikoqirët me një numër të vogël të ftuarve. Pas gjysmë ore një i devotshëm nga nikoqirët, kërkoi nga shoferi i tij që të shkonte në një qytet afër, për ta sjellë, një mysafir që dukej të ishte i rëndësishëm, pas pak u kuptua se bëhej fjalë për (hoxhën) i cili do e mbante fjalimin kryesorë në atë takim. Hoxha kishte qenë i njoftuar për evenimentin, dhe se ai do ishte i ftuari kryesor, por natyrisht ai kishte konsideruar që nuk duhej të shkonte vetë atje, pasi dikush me veturë do të shkonte për ta marrë atë, mirëpo mikpritësi nuk e kishte kuptuar se ashtu e donte zakoni, vetëm pasi të gjithë ne ishim prezentë dhe mungonte vetëm prezenca e hoxhës, si duket, këtë rregull është dashur që mikpritësi ta dinte që më parë.

Udhëtimi së paku i kishte marrë 2 orë kohë! Tek atëherë, ky miku ynë e kuptoi se shprehja “pas akshamit” që i ishte thënë, nënkupton më tepër se kaq, dhe se në këto rrethanë, ajo nënkuptonte një kohë mjaftë të gjatë, që nga akshami, mund të shtyhej deri në mesnatë, atëherë kërkoi leje dhe me familjen e tij u largua, duke marrë kështu një mësim të mirë socio-kulturorë.Në të njëjtën ditë, të tilla ndodhi janë shumë, ndër to, një e afërt e imja, e re që nuk kishte më shumë se 15 pranvera, së bashku me nënën e saj, kishte marrë pjesë në një tubim grash, ku po prezantonin ( besimtaret e përkushtuara) dhe me virtyte të larta. Tubimi kishte zgjatur rreth dy orë, nga i cili tubim, vogëlushja ishte larguar e tronditur nga tematikat e biseduar, si dhe nga përkushtimi e nga çështjet që ishin ngritur në atë tubim, veçanërisht, meqë ajo kishte jetuar pjesën më të madhe të jetës në perëndim dhe nga një tubim i tillë kishte pritur të shihte diçka krejtësisht tjetër, diçka që i ka hije një vendi që nuk është më larg se një orë, nga djepi i shpalljes, ndërgjegjësimit dhe të inteligjencës e civilizimit…Këto tri ngjarje që kanë ndodhur në të njëjtën ditë, pa dyshim se konsiderohen të jenë një lloj krize që duhet sinqerisht t’i përkushtohemi me seriozitet dhe gjakftohtësi e dashamirësi.

Kjo në fakt është krizë e të kuptuarit të përkushtimit ndaj fesë, dhe të mënyrës se si kultura mund të ndikoj për të luajtur një rol negativ e shtrembërues ndaj këtij përkushtimi. E që korrigjimi i këtij koncepti mbetet domosdoshmëri dhe duhet gjithsesi të jetë temë e vazhdueshme diskutimi e hulumtimi/Në fakt ajo që po ndodh sot prezanton një kufizim të kuptuarit të mënyrës së ngritjes së riteve të adhurimit në një formë, kurse në sistemin e paraqitjes së jashtme të personalitetit në një tjetër formë, ndërsa në mënyrën se si i shprehim fjalët tona, frazat dhe në terminologjinë tona ka një formë të tretë. Ky kufizim po bëhet ngulfatës i cili si duket po i shuan të gjitha shpresat për një përparim të komunitetit arab, dhe islam. Gjithashtu kjo traditë në mënyrë të vazhdueshme po shfaq shenja të padrejtësisë e të bllokimit të çfarëdo iniciative për një revolucion të emancipimit dhe kreativitetit estetik që ka ardhur me të islami, një sistem civilizues i cili në vete përfshinë një grup të madh njerëzish, dhe i nxitë ata për të vepruar në të gjitha drejtimet e jetës, duke u kujdesur që t’i orientoj kryesisht drejtë asaj që i jep vlerë e kuptim të vërtetës, të mirës dhe lirisë e të bukurës në çdo kohë e vend.

Nga këtu shihet haptazi rreziku i kufizimit të mendimit fetar si në aspektin e adhurimit, po ashtu edhe në shfaqjen dhe në të folurit tonë, si dhe çorientimin nga shumë çështje të ndjeshme që janë pjesë e këtij botëkuptimi, siç është respektimi i orarit, respektimi i ligjit të përgjithshëm, respektimi i terminëve, po ashtu edhe kujdesi për çështje me prioritet e largimi nga marrëzitë, pastaj drejtësia me të dobëtin para të fortit, si dhe largimi nga luksi i tepruar, e po ashtu edhe të vepruarit në situata e me njerëz bazuar në esence e jo ne dukje, e shumë çështje të ngjashme me këto. Të gjitha këto problematika që paraqitëm dhe shumë të tjera, fuqishëm, janë pjesë thelbësore e devocionit fetar, për ata që fenë e kuptojnë si mundësi e meremetimit të tokës dhe të dobishme për njerëzit, si dhe ndërtuesin më të mirë të civilizimit njerëzor.Nga këtu po ashtu shfaqet edhe ndjeshmëria e kulturës (së shtrirë), veçanërisht tek një shumice e atyre që vetën e shohin si musliman, apo të përkushtuar, apo të devotshëm. Aq më tepër kur kjo kulturë, e luan rolin kyç në shëmtimin e të kuptuarit të devocionit pikërisht siç edhe është realiteti, pa marrë parasysh qëllimet e mira, ndjenjat fisnike dhe përkundër edhe motiveve të bukura, madje edhe përkundër botëkuptimit që shumica e kanë për devocionin. Fatkeqësia e të gjitha problemeve të shumicës së atyre, që nuk po i vërejnë këto mangësi, nga njëra anë, qëndron në qëllimin e mirë që kanë, kurse në anën tjetër qëndron realitetit shoqëror e kulturorë i çrregulluar në një shkallë të madhe.Kështu në këtë kulturë të shtrirë, nuk mund të pikasësh një kujdes për vlerën e kohës, vetëm se për pasuesit e kësaj kulture s’ka rëndësi vonesa apo ngutja, me rëndësi është që të ndodhë ajo që duhet të ndodhë, madje edhe nëse kjo bie ndesh me ndonjë termin të caktuar, apo me ndonjë çështje specifike, kështu që si ngutja ashtu edhe vonesa mund të ndodhin për çfarëdo shkaku, madje edhe nëse është i parëndësishëm shkaku apo është fare banal.

Nga këtu del se problematika për mosrespektim të kohës është ngulitur thellë në këtë kulturë, e në veçanti kur bëhet fjalë për kohën e tjetrit. Kështu biseda për precizitetin në kohë dhe përpikshmërinë në takim apo tubime, mund të tregohet vetëm si shembull, pa pasur të drejtë që të synohet një gjë e tillë. Çështja merr përmasa edhe më të këqija kur bëhet fjalë për takime të nivelit më të përgjithshëm, apo takimeve familjare. Në rrethana të tilla, mundësia për të qenë të përpiktë në kohë , pothuaj është e pamundur, për shkak të (zbukurimit të duhur të grave) sa që pritja dhe vonesa skajshmërishtë tejkalon kufijtë deri në pafundësi.Në këtë kulturë të shtrirë, nderimi i (esencës) përzihet më nderimin e (dukjes), kjo përzierje përfshinë njerëzit dhe gjërat tjera njëkohësisht, madje edhe vet mendimet, deri në atë masë sa edhe humbet baraspeshimi, veçanërisht kur shfaqet një gjendje në të cilën përballen dy çështje me c’ rast duhet bërë zgjedhje ndërmjet tyre.Në këtë kulturë të shtrirë, po ashtu mundësohet shfajësimi i çfarëdo sjelljeje apo pune, sado që t’i lëndojë të tjerët apo sado që në të ka dëme për njerëzit, qoftë individualisht apo edhe në grupe. Veçanërisht kur për shembull bëhet fjalë për ndonjë adhurim të caktuar personal, qoftë edhe nafile apo vullnetar!Në kulturën e shtrirë, njeriut i lejohet që paradite të jep në emër të bamirësisë një shumë të majme , ndërsa në mbrëmje ngurron të paguaj djersen e punëtorit të mjerë, apo t’ia llogaris atij edhe cdo cent, pa vënë re asnjë kundërthënie ndërmjet dy veprimeve të cekura.Në kulturën e shtrirë, po ashatu bënë, që burri apo gruaja të flasin sinqerisht dhe me dhembshuri për vuajtjet që përjetojnë vëllezërit e tyre, në aspektin fetar e njerëzor, atje diku larg vendit, ndër ai, apo ajo pas pak qastesh, të veprojë me shërbëtorin e tij/ saj në mënyrë edhe më çnjerëzorë, pa i marrë parasysh rregullat e fesë. Madje ka mundësi që gruaja të dëgjoj një ligjëratë,, madje nganjëherë edhe vetë të jep atë ligjëratë, rreth mënyrës se si islami ka çliruar njeriun, në mënyrë të përgjithësuar, ndërsa në vecanti gruan, pastaj me shërbëtoren e sajë, apo edhe vajzën e sajë, në të njëjtën ditë të sillet sikur ato s’kanë aspak dinjitet njerëzor.Në kulturën e shtrirë, njeriut i mundësohet të flas me keqardhje për ndalesat dhe vuajtjet që përjetojnë muslimanët në pjesë të ndryshme të botës, apo në largësi prej mijëra km, ndërsa vetë të jetojë një jetë ekstravagante, ku luksi është pjesë kyce në karakterin e tij në më shumë se një sferë.Me pak fjalë, njeriu( i përkushtuar/ i devotshëm) për të cilin po flasim, dhe i cili i përket kësaj kulture të shtrirë, pa marrë parasysh burë apo grua, dhe pa marrë parasysh se në c’vend ndodhet, ndjehet shumë komod, dhe i relaksuar, sa që edhe është i kënaqur, se po e kryen siç duhet detyrën e tij, bazuar përkushtimin e ti për çështje të caktuara, dhe kryerjen e disa veprave apo riteve të caktuara si dhe përsëritja e disa mendimeve apo deklaratave.

Tërë kjo ndodhë në mënyrë automatike, pa pasur ndonjë motiv shpirtëror apo logjik, i cili e shtynë njeriun të mendoj mirë në çdo situatë, për cdo vendim që merr, apo çfarëdo qëndrimi që mbanë përballë ndodhive dhe para njerëzve të tjerëve qofshin ata të vegjël apo të rritur, që jetojnë larg apo afër. Dhe tërë kjo me qëllim të krahasimit të situatës apo vendimit a sjelljes dhe për të parë nëse ky veprim apo mosveprim, do të shtojë sadopak drejtësinë apo lirinë apo do t’i dhurojë sadopak mirësi e bukuri kësaj çështje . Kjo me një përmbledhje të shkurtër është vetëm një vetëmashtrim në emër të përkushtimit dhe devocionit, pa u ndalë për t’i parë ndikimet negative që kanë përfshirë komunitetin musliman, e që janë shkaktarë i prapambeturisë dhe problemeve të shumta.Edhe më keq se kjo është fakti se tejkalohen komplet faktet hyjnore, kur bëhet ndonjë kërkim i shkaqeve të kësaj ngecje, duke ngritur akuza mbi të tjerët se po qëndrojnë ekskluzivisht prapa tyre, duke filluar nga kolonizimi e deri tek globalizimi e asimilimi, pikërisht siç e kanë projektuar shërbimet e ndryshme botërore, të cilat siç duket nuk kanë ndonjë synim tjetër nga kjo kulturë, në këtë botë të mbushur me konflikte e kontradikta vetëm se shkaqet e problemeve tona të vijnë gjithherë nga (jashtë). Nga ata vijnë këto, ata e kanë fajin dhe atyre u drejtohet gishti.Për shkak të krejt këtyre, është i domosdoshëm të kërkohet një dialog lidhur me kulturën e (shtrirë) nga e cila buron të kuptuarit mekanik i devocionit dhe pasimi verbërisht i fesë, përballë një kulture (motivuese) mendore dhe shpirtërore, dhe gjithçka që ka të bëjë me të kuptuarit e përgjithësuar të devocionit, që njeriun e shndërron në një person të vëmendshëm, të zgjuar dhe të ndjeshëm, që e kupton se boshti i devocionit paraqitet në të qenurit e tij mëshirë për mbarë botërat, përfshirë çdo vend dhe kohë.Andaj shtrohet pyetja:shembulli i praktikës që përmendëm, a është veçanërisht pjesë përbërëse e të ashtuquajturve musliman, apo të përkushtuarve apo të devotshmëve? Përgjigja natyrisht është një (JO) e madhe që mund ta kuptoj çdonjëri që ka njohuri për kulturën e përgjithshme të arabëve dhe muslimanëve.

Mirëpo hedhja e dritës mbi këtë çështje vjen nga volumi shtesë i përgjegjësisë së hedhur gjithherë mbi ata që pretendojnë se kanë lidhje me devocionin. Veçanërisht kur ata i krahasojmë me shembujt e tjerë të njerëzve, të cilët jetojnë kulturën e (motivuar), me c’rast paraqesin kulturën e rindërtimit, dhe të drejtësisë, saktësisë dhe të organizimit të gjithçka me butësi, thjeshtësi e modesti, larg nga motot, duke i luftuar kështu sajesat e pamjeve dhe formave të caktuar, të cilat dikush i sheh si argument i përkushtimit e i ngritjes dhe pikënisje nga e cila buron mirësia për njerëzit dhe vendet.

Shkruan: Ijjad Sherbegji

#foltash

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

− 1 = 3