Feja shërben për të udhëzuar njeriun, e jo për të manipuluar atë

Tek shqiptarët, feja gjithmonë ka luajtur rol konstruktiv dhe unifikues tek populli. Kleri fetar shqiptarë gjithnjë i kanë mesuar besimtarët ta duan njëri tjetrin si shqiptarë, dhe ta duan e të punojnë për atdheun e tyre. Mirëpo që nga paslufta, shumë thirrës kinse fetar filluan propagandimin e ideologjisë vehabiste me origjinë nga vendet arabe. Meqë populli ishe i dërrmuar nga lufta, vehabistët shfrytëzuan rastin për të propaganduar dhe përhapur ideologjinë e tyre destruktive. Interpretimet e teksteve fetare nga ana e vehabistëve ishte ndryshe nga ajo që kishin mësuar populli me shekuj. Kurse imamët vehabist ngritën vetën dhe vehabizmin në atë masë, sa që pretendonin që fjala e tyre të bëhej ligj që duhej praktikuar nga besimtarët. Imamët vehabist gjithmonë janë munduar ta paraqesin vetën e tyre dhe vehabizmin, si autor të islamit. Duke propaganduar atë që u shkonte për shtati në realizimin e qëllimeve të tyre, vehabistët deformuan normat islame. Interpretimi selektiv dhe kontekstual i ajeteve kur’anore, për të arsyetuar qendrimet dhe veprimet e tyre, është një tmerr i vërtetë. Feja shërben për ta drejtuar njeriun në të mirë, feja nuk shërben për të manipuluar njerëzit në dobi të një grupi apo ideologjie të caktuar. Andaj feja edhe nuk është pronë e asnjë indivi, e as e predikuesëve që sillen sikur të deleguar të Zotit. Personat e tillë mundohen të paraqiten si përfaqësues të fjalës dhe vullnetit të Zotit në tokë, duke i dhënë vetes të drejtë për të gjykuar mbi njerëzit. Këta individ, po ashtu pretendojnë se e dinë, se ku do të përfundojnë njerëzit në botën tjetër. Por Islami i vërtetë dhe burimor, i bazuar në ajetet kur’anore dhe porositë e të dërguarit të Zotit, Muhamedit a.s., na mësojnë se askush mbi këtë tokë nuk gëzon të drejtën e përcaktimit të shpërblimit apo ndëshkimit të njerëzve dhe parashikimit të gjendjes së tyre në botën e përtejme. Me fjalë të tjera, askush nuk ka qasje mbi shpëtimin e pëjetësisë, ngaqë askush nuk ka qelësat e portës së xhenetit dhe amshimit. Foltash

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

63 − 59 =