Feja nuk thërret në trazira e kaos

Nganjëherë nga keqkuptimet e shumta ndoshta edhe mund të dukesh si i dorëzuar kur thërret për paqe dhe ballafaqohesh me njerëz me dy opinione.

E para: Thirrja për paqe nënkupton dorëzimin përballë trimërisë, zakonisht nga ata që kanë urrejtje të theksuar ndaj shumëkujt.
E dyta: Vetë trimëria e disave për të paraqitur veten të guximshëm përballë tolerancë, këtu bëjnë pjesë ata që nxisin në dhunë e vet me familje qëndrojnë në luks.

Askush nuk duhet të ketë konceptin e trimërisë në ballafaqim me paqësorët që e duan dhe e sigurojnë jetën, nderin, besimin e pasurinë në formë të qytetëruar e ligjore duke dëshmuar civilizim. Paqen e duan dhe e nxisin vetëm ata që kanë vlera të njerëzisë dhe ata që çmon jetën e nderin dhe pasurinë e tjetrit. Kjo është trimëri e guxim e jo e kundërta e saj për të cenuar, frikësuar apo edhe goditur palën tjetër. Paqja ka rregullat e veta sikurse edhe lufta dhe beteja. Kaosi, trazirat dhe cenimi janë pjesë e strukturave të errëta që zakonisht në emër të besimit në Zot veprojnë qoftë me fjalë qoftë edhe me forma tjera. Ithtarët e së keqes e vetë trimërojnë veten duke parë kulturën e civilizimin e tjetrit e të cilin e shohin si frikacak, a në realitet është krejtësisht e kundërta.

Populli ynë thotë: “Atë që e mbjell e korrë” Të mbjellim paqen e harmoninë midis njerëzve duke e cilësuar si vlerë e jo si trimëri apo frikë. Askush nuk i frikësohet fundja askujt. Nëse mbjellim paqe do ta shijojmë atë e nëse mbjellim urrejtje e dhunë do të shijohen frytet e saj negativisht. Organizatat që veten quajnë islamike, duke vërejtur heshtjen e kulturuar të shoqërisë, i kanë dhënë vetes hapësirë trimëruese përballë kulturës së ndërtimit të jetës me besim e paqe. Por edhe heshtja e secilit nuk është frikë. Por është kulturë, edukatë dhe moral.

Fundja, errësirës kërcënuese e frikësuese, përgjigjja mund edhe t’i epet në gjuhën e njëjtë, por ky nuk është synim dhe as vizion i të mençurve. E mira është që njerëzit të ngritin kapacitetin e dijes e kulturës dhe të kalojnë jetën me besim, paqe e harmoni pranë familjes dhe shtetit. Islami si fe Hyjnore ka këtë objektiv dhe njerëzit e këtij besimi dhe besimet e tjera e duan një Islam të tillë çfarë dhe është; Islam pa luftë e pa trazira e konflikte.

Postime te ngjajshme