Feja Islame dhe hoxhollarët tanë

 Nuk ka asnjë dilemë se në botë ekziston një Islam. Zoti xh.sh zbriti një Kur’an, i cili iu kumtua Muhammedit a.s. Shqiptarët këtë e besuan dhe mësuan nga hoxhollarët tanë, dhe kjo nënkupton qē në fillim Islamin tradicional. Besimin në Zotin Një dhe të Vetëm, kryerjen e namazit sipas shkollës-medh-hebit Hanefi. Tradicionalisht, shqiptarët e besimit islam në xhamitë e tyre kanë aplikuar rregulla strikte, disciplinë dhe qetësi. Nëpër xhami imami ka ligjëruar, qytetarët kanë ndejt ulur. Bashkërisht kanë hy dhe kanë dalur nga namazi. Numri i atyre që shkonin në xhami nuk ishte i madh sikurse sot, por ata që ishin, nderonin xhaminë, imamin dhe e falni namazin me dashuri dhe përulje të sinqertë ndaj Zotit xh.sh Ata, në namazin e tyre e mbytnin shejtanin me zemër dhe bindje te Zoti i Madhërishëm. Nuk kishte nevojë të mbysnin shejtanin me hapje këmbësh në namaz, goditje me gisht apo me kruarje të mjekrrës, qafës dhe kokës. Ata mbollën në zemrat e njerëzve besimin në Zotin Një, në të gjithë të dërguarit e Tij, Librat, botën tjetë.

Postime te ngjajshme