Feja është ndjenjë dhe gjendje shpirtërore..!

Është ndjenjë shpirtërore dhe shumë personale besimi dhe feja, e kjo nënkupton besimin në gajb-të fshehtën.

Ndjenjat e brendshme janë ato që të bëjnë të besosh në të padukshmen dhe mirësjelljen.Të besosh prejardhjen, të kaluarën dhe krijimin nga asgjë e të rrugëtosh në këtë botë drejt të fshehtës që e beson shpirti dhe ndjenja, e ajo është bota tjetër.

Këto ndjenja të brendshme janë esenca e krijimit të devotshmërisë e mirësjelljes, janë thelbi i besimit dhe shpresës për të ardhmen, gajb të fshehtë, e të cilën e beson shpirti me ndjenja të veçanta.

Njeriu po udhëton nga një sekret në sekretin tjetër.

Ekzistimi vazhdon.!

#Foltash

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

16 + = 18