Feja është mëshirë dhe falje, nuk është tmerr dhe terror

Feja është mëshirë, dhe mësimet fetare e mësojnë njeriun të jetë i mëshirshëm ndaj çdo krijese. Për ta kuptuar se sa peshë ka mëshira, atëherë na duhet t’i referohemi tekstit hyjnor, për të parë se sa rëndësi i ka kushtuar Zoti kësaj çështjeje. Duhet ta potencojmë se para çdo kaptine kuranore, theksohet se Zoti është i Gjithmëshirshëm dhe Mëshirues. Fjala “mëshirë” është përmendur në Kuran, plotë 339 herë, kurse falja është përmendur 234 herë. Ky fakt tregon më së miri se çfarë kërkon Zoti nga ne, pra të jemi të mëshirshëm dhe falës. Kjo është feja islame, dhe këto janë porositë kuranore. Për fatin e keq të myslimanëve, predikues që po kamuflojnë vehabizmin me petkun fetar, islam, bëjnë përpjekje të pareshtura që ta zhdukin nocionin e mëshirës dhe faljes. Predikuesit ekstremist nuk duan që t’ua mësojnë njerëzve mirësinë, ngaqë ata duan pasues injorant, arrogant dhe të vrazhdë. Këta predikues e paraqesin fenë si mjet shtypjeje, represioni e terrori, e paraqesin fenë si armik-përbindësh ndaj çdo vlere njerëzore. Ekstremistët vehabist duan t’i ngurtësojnë zemrat e pasuesëve të tyre, dhe pastaj t’i shpien deri tek terrorizmi. Shqiptarët nuk kanë pasur të bëjnë asnjëherë me këto gjëra. Ne jemi shquar gjithmonë për fisnikëri, tolerancë dhe dashuri vëllazërore me njëri tjetrin. Andaj edhe feja nuk është për të shkaktuar kaos dhe tmerr mbi tokë. Feja na mëson mëshirën dhe faljen. Arroganca dhe vrazhdësia janë sinonim i ideologjisë vehabiste, e asesi nuk janë pjesë e fesë islame, e as cilësi e shqiptarëve. Foltash

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

− 1 = 1