Feja është liri e jo burg

Fjalori që përdoret në shumë raste gjatë predikimit të fesë e sidomos në lindjen e mesme e më gjerë, nga predikues fetar, në të shumtën e rasteve është shkaktarë i frikës nga feja. Mallkimet, ofendimet, fyerjet e poshtërimet që bëhen në disa ligjërime e rrjete sociale nga individ që veten e kanë shpallur kujdestarë dhe rojtarë të besimit, është i neveritshëm dhe aspak në përputhje me mësimet morale dhe etike të fesë Islame në theks të veçantë. Zoti është falës i madh e mëshirues, por në fjalimet që bëhen në emër të fesë së Zotit na del e kundërta. Zoti kërkon edukim, arsimim dhe kujdes në jetën e përditshme dhe në raportet me njerëz. Por të quajturit kujdestarë e roje e flasin dhe e veprojnë të kundërtën e vullnetit të Krijuesit dhe të Dërguarit të Tij. Nëse fenë vazhdojnë ta kumtojnë si burg e jo si vullnet e liri, atëherë kemi të bëjmë me krizë, injorancë dhe rrezik të madh për shoqërinë. Kjo do shpie në shthurje dhe çrregullim të natyrshmërisë Hyjnore që i dha njeriut, butësinë, dashurinë dhe respektin. Njerëzit nuk kanë problem me Islamin. Disa po e bëjnë problem Islamin për njerëzit. Si? Duke ua vështirësuar jetën dhe duke u folur atyre për zjarrin, ndëshkimin e xhehenemit. Feja nuk është frikë e as tmerr. Njerëzimi nuk ka pasur asnjëherë problem me Zotin dhe fenë e Tij të zbritur në varg të profetëve, por problemi ka ekzistuar dhe vazhdon të ekzistojë me ata që e shohin veten si kujdestarë dhe menjëherë pas Zotit. Të kuptojmë qartë që Zoti nuk ka nevojë për krijesa dhe as për të atillë që mbajnë shënime. Shënimet e punëve dhe veprave të njerëzve janë në Dijen e Krijuesit dhe kështu nuk ka arsye askush të ngarkojë veten duke mbajtur shënime se kush dhe ku e ka vendin. Njeriu nuk e ka dijen e as kompetencën t’u tregoj njerëzve se ku është e ardhmja dhe statusi i tyre në këtë dhe botën tjetër.

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

19 − 15 =