Feja është çfarë thotë Zoti, e jo çfarë thonë njerëzit

Feja është zbritur për ta drejtuar njerëzimin në rrugë të drejt, ka zbritur për t’i shërbyer njeriut dhe për ta pasuruar atë shpirtërisht dhe mendërisht. Zoti përmes mësimeve fetare ka dashur që ne të na fisnikëroj, të na bëjë të dashur e të drejt, të afërt me njëri tjetrin, dhe të bashkëndjejmë e të tregojmë dhembshuri për të gjitha krijesat. Feja islame si fe monoteiste ka burim tekstin hyjnor i cili na mëson dhe porosite në atë që është e mirë dhe e drejt. Mirëpo sot individ të vetshpallur dijetar japin vetës kompetencë për të përcaktuar normat morale shoqërore, si dhe ndalesat fetare. Duke keqpërdorur fenë, individ të tillë bëjnë përpjekje të pareshtura që vetën ta shndërrojnë në autoritet fetar me kompetencë të plotë mbi jetën e njerëzve. Fatkeqësisht jo rrallëherë besimtarë naiv bien pre e manipulatorëve që medoemos duan të shndërrohen në autoritet të pakontestueshëm fetar. Është për t’u çuditur se si njerëzit pyesin dhe marrin këshilla nga individ të tillë, madje edhe për gjëra të përditshme dhe private. Tek disa, trushpëlarja ka arritur në atë nivel absurditeti, sa që banalizojnë me pyetje të çoroditura. Njerëzit duhen ta kuptojnë se të shenjta janë vetëm fjalët e Zotit dhe se udhëzime mund të marrim vetëm nga i dërguari i Zotit. Fjalët, thënë më mirë broçkullat e dijetarëve të vetshpallur nuk janë të shenjta. Ata individ që pretendojnë se janë të deleguar të Zotit në tokë, dhe se me kërbaç e shpatë mund diktojnë jetën e njerëzve, janë shumë gabim. Sidomos shqiptarët janë shumë më të vetëdijshëm për rreziqet e ekstremizmit, dhe jemi shumë fisnik e të zgjuar për të rënë në ndikimin e ideologjive të shpellarëve që ora u ka ngecur diku në mesjetë. E çka është më e rëndësishmja, FOLTASH-in gjithmonë do ta gjejnë duke kujdestaruar për këtë vend të bekuar, dhe duke gjithnjë do të jemi ata që do t’i demaskojmë ideologjitë e mbrapshta dhe telallët e tyre zemërprishur.

Foltash

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

− 1 = 5