Feja dhe besimtarët duhen liruar nga diktati ideologjik

 Tendenca e grupeve ideologjike dhe rrymave fetaro-politike për të rrëmbyer diskursin fetar është e vazhdueshme. Perpjekjet e pareshtura të grupeve të interesit që përfaqësojnë ideologji të caktuara dhe të cilët duan të kenë primatin e fesë, kanë shkaktuar huti dhe përçarje në mesin e besimtarëve. Dominimi mbi besimtarët dhe fenë, është tentuar të bëhet përmes interpretimeve të botëkuptimeve dhe qëllimeve të njerëzve të caktuar që promovojnë veten si dijetar të fesë. Interpretimi rigjid provincial, jo kontekstual dhe aspak koherent i fesë, ka bërë që të shkaktohen huti dhe polarizime në shoqëri. Në emër të thirrjes në fe, njerëzit në fakt janë devijuar dhe përçarë. Njerëzit e paskrupullt dhe oportunist kanë manipuluar me masën e gjërë, ku përmes keqpërdorimit të fesë janë përpjekur vazhdimisht të diktojnë jetërat e besimtarëve. Dijetarët e vetshpallur fetar, me prepotencë janë munuduar të shndërrohen në autoritet të pakontestuar shpirtror tek besimtarët.

Qëlimi ka qenë që përmes procesit të shpëlarjes të trurit dhe manipulimit me ndjenjat fetare, t’i shfrytëzojnë besimtarët dhe t’i shndërrojnë ata në marioneta që nuk kontestojnë autoritetin e thirrësve fetar, por që i binden plotësisht urdhërave të tyre. Ky diktat dhe ky pasim i verbër ideologjik ka bërë që të shkojnë mbi 400 persona nga Kosova për t’iu bashkangjitur formacioneve terroriste në lindjen e mesme. Shkaku keqpërdorimit të fesë nga diktati ideologjik, shumë njerëz të indoktrinuar kanë humbur jetën dhe kanë shkaktuar vdekjen e mijëra njerëzve të tjerë të pafajshëm. Individët dhe grupet ideologjike me plane dhe qëllime të errëta gjeo-politike, po cenojnë interesin kombëtar të shqiptarëve dhe po dëmtojnë mirëqenien e popullit tonë. Abuzimi me fenë dhe ndjenjat e besimtarëve është poshtërsi dhe krim që e bëjnë vetëm ata që kanë pajtuar me turpin dhe amoralen.

Feja dhe besimtarët duhen liruar nga diktati i propaganduesëve të ideologjive të sëmura e djallëzore që mëtojnë shkatërrimin e shqiptarisë. Ngritja e zërit kundër atyre dhe asaj që cenon interesin tonë mbarë kombëtar, është shërbim ndaj kombit dhe atdheut që secili prej nesh e ke obligim. Të punojmë e veprojmë të bashkuar kundrejt asaj që dëshiron të na dëmtojë, ngaqë nga trojet arbërore, armiqtë e shqiptarisë gjithmonë janë kthyer të turpëruar, dhe të turpëruar do të kthehen edhe tani.

Postime te ngjajshme