Fanatikët fetaro-ideologjik, degradues të shoqërisë

Nuk ka nevoj që njeriu të jetë analist për të vërejtur polarizimin në shoqëri, i cili është përshkallëzuar në vazhdimësi që nga paslufta. Polarizimi mbi baza fetare është shkaktuar nga fanantikët fetaro-ideologjik, të cilët kanë urrejtje patologjike ndaj kombit dhe ndaj besimtarëve të devotshëm. Nën pretekstin se po punohej për hirë të Zotit dhe në dobi të Islamit dhe myslimanëve, u propaganduan ideologji ekstremiste, që u treguan se ishin dëmsjellëse dhe ogurzi për vendin tonë. Këto propagandime që bënë shpëlarjen e trurit të njerëzve, shumë kujt i kushtoi edhe me jetë. Lëvizjet radikalo-ekstreme dhe lëvizjet fetaro-politike me ngjyrim islam, janë orvatur pandërprerë që të rrëmbejnë diskursin fetar tek shqiptarët në Kosovë. Këta propagandues kinse fetar, që thërrasin në islam të ngjyrosur ideologjikisht dhe politikisht, janë dëshmuar tashmë se punojnë për armiqtë e kombit shqiptar. Nëpërmjet mbjelljes së fanatizmit fetar, po tentohet degradimi i shoqërise, dhe paraqitja e shqiptarëve në botë si popull i egër, fanatik e primitiv. Shoqëria duhet të vetëdijësohet, ngaqë me çorodtjen e mësimeve fetare, po synohet edhe çkombëtarizimi i popullit shqiptar dhe asimilimi i tij në kombësi dhe kultura orientale. Është dëshmuar tashmë se vehabizimi i cili po propagandohet akoma tek ne, është proces i degjenerimit shoqëror, i cili shkatërron çdo vlerë. Ne si popull nuk duhet të biem pre e axhendave ideologjike dhe fetaro – politike që synojnë zhbërjen e kombit dhe shtetit tonë. Nuk duhet të lejojmë fanatikët zemërprishur ta përçajnë shoqërinë tonë. Për shqiptarët, interesi kombëtar ka mbizotëruar gjithnjë, andaj edhe këtu e tutje duhet vazhduar trasimin e rrugës së vëllazërisë e prosperitetit shtetëror. Editorial – Foltash

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

+ 39 = 46