Falë i qofshim Kosovës e Shqipërisë, dhe jo vehabizmit e Sirisë

Përkujtimi i dëshmorëve të kombit është më e pakta që mund të bëjmë, ngaqë prej nesh kërkohet jetësimi i idealeve shtet ndërtuese që kishin ata. Ngarendja pas interesave të huaja siç bëjnë disa “fetarë” është tradhti ndaj amanetit të dëshmorëve. Shumë të këtillë po shiten të kamufluar me sloganin “për hirë të Allahut”, a në fakt besnikërinë e vetme e kanë ndaj parasë.

Pre e këtyre mashtrueseve ranë qindra kosovar naiv që u dërguan të luftojnë në Irak dhe Siri. Atyre iu shpëla truri, duke i bërë të besojnë në kauza të rrejshme, e besa edhe djallëzore. Shkuan madje me familje duke thënë falë i qofshim vehabizmit, ISIS-it, e Sirisë.

Këta të manipuluar u bënë të besojnë ne shenjtërinë e krimit, kurse zhvleftësuan familjen, e atdheun. Dëshmorët si Zahir Pajaziti me shokë janë shembull si duhet shërbyer njeriu kombit dhe atdheut të vet, e jo të vdesin shkretëtirave të Arabisë. Për shqiptarët e vërtet, të shenjta janë kombi, atdheu, gjuha, e flamuri kuq e zi. Për shqiptarët e vërtet, lavdia e përjetshme u takon dëshmorëve dhe martirëve të kombit. Shqiptarët e vërtet nuk shenjtërojnë ideologjitë dhe kauzat e huaja. Andaj edhe në këto ditë përkujtimi themi; falë i qofshim Kosovës e Shqipërisë, e jo vehabizmit e Sirisë.

Lavdi dëshmorëve, dhe aferim atyre që mundohen që të trasojnë rrugën e tyre, kurse atyre që tradhtojnë kombin shqiptar për interesa të huaja, atyre u themi se do të jenë të dështuar, jo vetëm në këtë botë, por edhe në tjetrën. Shqiptaria dhe trojet arbërore do të jenë përherë nën mbrojtjen e të Madhit Zot, i Cili i krijoi ato.

Editorial – FOLTASH

Postime te ngjajshme