Është obligim përkujdesi për jetimët

Islami na urdhëron për t’u kujdesur për jetimët, t’u bëhet mirë dhe t’u ofrohet dora e ndihmesës. Zoti thotë: “Prandaj, mos e shtyp jetimin.” [Kur’an, kaptina Ed-Duhâ, 9]
I Dërguari i Zotit ka thënë: “Unë dhe kujdestari i jetimit do të jemi kështu në Xhenet” duke treguar me gishtin e mesit dhe gishtin tregues të dorës së vet.”

I Dërguari i Zotit, na e ka tërhequr vërejtjen të mos e prekim pasurinë e jetimit, meqë ajo është prej mëkateve të mëdha: “Shmangni shtatë gjynahet e mëdha shkatërruese.”
Njerëzit e pyetën: “O i Dërguari i Zotit, cilat janë ato?”
Ai u përgjigj: “T’i bësh Zotit shokë; të merresh me magji; t’i marrësh jetën tjetrit, gjë të cilën Zoti e ka ndaluar, përveçse kur e kërkon e drejta (islame); të hash kamatën; të hash pasurinë e jetimit; t’i kthesh shpinën armikut e t’ia mbathësh nga fusha e betejës kur luftohet dhe të akuzosh padrejtësisht gratë e dëlira, të ndershme e besimtare të vërteta.”
I Dërguari i Zotit (paqja qoftë mbi të) ka thënë: “Kush e ushqen një jetim deri sa të pavarësohet e ka Xhennetin e garantuar.”
Gjatë një rasti, erdhi një njeri tek i Dërguari Muhamed (paqja qoftë mbi të), duke iu ankuar për ashpërsi në zemrën e tij, ndërsa i Dërguari (paqja qoftë mbi të), e pyeti: “Dëshiron të kesh zemër të butë dhe të arrish atë që ke nevojë?
Ndaj je i butë me jetimin, përkëdhelja kokën, ushqeje nga ajo që ti ha. Ashtu zemra do të zbutet dhe do ta arrish atë që dëshiron.”

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

− 6 = 1