Është mrekulli të ndalim hipokrizinë, tradhtinë dhe injorancën..!

Ekzistojnë dhjetëra citate ne Kuran, si dhe nja kaptinë që flet mbi hipokrizinë, por edhe dhjetëra thënie profetike që qartësojnë rrezikun nga hipokrizia dhe hipokritët.Të tillët janë rrezik për raportet e tyre me njerëzit dhe shkaktarë të shthurjes së familjes e shoqërisë.

Hipokrizia me Zotin, me familjen e njerëzit si dhe në raport me shoqërinë, janë elemente të rrezikshme që ne duhet synuar në vazhdimësi luftimin e dukurive të tilla.Njeriu në këtë botë nuk mund të jetë i përkryer dhe pa gabime. Njerëzit janë gabimtarë, por nuk duhet të jenë hipokritë.Hipokrizia, tradhtia dhe injoranca janë elemente që shembin mirëqenien e njerëzve.Hipokrizia, tradhtia dhe injoranca cenojnë rëndë zhvillimin e një shoqërie që synon përparimin moral, edukativ dhe shpirtëror. Këto dukuri të shfaqura në një shoqëri që thirret me Kuran, praktikë të Muhamedit a.s., namaz, agjërim, haxhxh e shumëçka tjetër, dëshmojnë se problemi nuk është te adhurimi, por te jo kuptimi i synimeve të adhurimit.

Të gjitha, besimi në Zotin, namazi, agjërimi, haxhxhi e zeqati, kanë qëllim pastrimin e njeriut nga këto dukuri si dhe largimin e tyre nga ajo që është hipokrizi, urrejtje, tradhti dhe që shpie në injorancë dhe pasues injorantë të fesë.Ne nuk do të mundemi asnjëherë të mbarojmë gjitha obligimet tona ndaj Zotit, familjes e shoqërisë, por ne mund të mbarojmë të qenurit hipokrit e injorant.Është e pa mundur të jesh edhe besimtarë edhe hipokrit, e pamundur të jesh edhe besimtar edhe tradhtarë. E pamundur të jesh besimtar i mbështjellur në injorancë klasike.Pra, derisa në Kuran kemi kaptinën që lufton hipokrizinë, ne gjejmë në një kaptinë tjetër që quhet BESIMTARËT. Kjo kaptinë e bën të vlefshëm besimtarin që e ruan veten dhe e edukon në vlera të larta të moralit, kulturës e edukimit shpirtëror.Injoranca çon në frikë. Frika çon në urrejtje. Urrejtja çon në dhunë.

#foltash

Related posts

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

85 + = 87